Më shumë se 3,61 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara në botë

Mbi 3,61 miliardë doza të vaksinave të koronavirusit janë administruar në gjithë botën, sipas shifrave të “Our World in Data” sot, një faqe interneti lidhur me Universitetin e Oksfordit që ndjek vaksinimin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kina kryeson numrin global me mbi 1,44 miliard doza, e ndjekur nga India me 399,7 milionë.

Lista vazhdon kryesisht me vendet perëndimore, ku SHBA-ja ka administruar 336,6 milionë doza, Brazili 121,8 milionë, Gjermania 85,62 milionë, Britania 81,7 milionë, Japonia 66,71 milionë dhe Franca 63,17 milionë.

Turqia renditet e nënta në listë me mbi 62,57 milionë doza, e ndjekur nga Italia, Indonezia dhe Meksika.

Vendi me numrin më të madh të dozave të administruara për nga numri i popullsisë janë Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), me 164,44 doza për 100 persona.

Shumica e vaksinave kundër COVID-19 administrohen në dy doza, kështu që numri i dozave të administruara nuk është i njëjtë me numrin e individëve të vaksinuar plotësisht.

Që nga dhjetori 2019, pandemia ka marrë mbi 4 milionë jetë në gjithë botën, me gati 200 milionë raste të raportuara në gjithë globin, sipas Universitetit Johns Hopkins në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button