RMV, mbi 453 mijë qytetarë kanë marrë vaksinë kundër Kovid-19

Vaksinën deri dje e kanë marrë gjithsej 453.773 qytetarë, ndërsa më dy dozat deri tani janë imunizuar 272.129, kumtoi Ministria e Shëndetësisë, e cila informoi se vaksinimi po zhvillohet në mënyrë të papenguar në të gjitha pikat në shtet, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren, njofton Portalb.

“Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 6076 qytetarë, ndërsa dje gjithsej janë vaksinuar 10.817 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 725.902 doza vaksina. Qytetarët vaksinohet pa termin të caktuar, në pikat ekzistuese për vaksinim në shtet. Procesi i vaksinimit në terren po zhvillohet në territorin e tërë shtetit, me rotacione të ekipeve mjekësore në çdo fshat, vendbanim rural, lagje”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Rivaksinimi po zhvillohet në salla të sportit në qytete në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep dhe në A1 SP “Boris Trajkovski” në Shkup.

Me numrat e fundit, të paktën një dozë të vaksinës e kanë marrë 58 për qind nga popullata mbi 70 vjeçare, 55 për qind nga më të moshuar se 65 vjeçarë, 51 për qind nga popullata mbi 60 vjeçarë dhe 41 për qind nga ata të moshës mbi 50 vjeçarë.

Ministria u apelon qytetarëve që të përfshihen më masivisht në vaksinimin, që të tejkalohet epidemia me virusin. Prej aty informojnë se ueb faqja vakcinacija.mk është e hapur për caktimin e termineve për vaksinim të fëmijëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button