“Dostoinstvo”-ja i mbledh qytetarët kundër Talat Xhaferit

Lideri i “Dostoinstvo”-s, Stojançe Angellov i ftoi “të gjithë qytetarët që janë të interesuar që të pengohet katastrofa nacionale që po ndodh me vite të tëra sonte të vijnë në takimin e punës ku do të definohen aktivitetet e ardhshme”.

Ngjarja do të fillojë në orën 19 në hotelin “Kontinental” në Shkup, ndërsa Angellovi është i bindur se me aktivitetet e tija do ta ndërrojnë ministrin e mbrojtjes Talat Xhaferi.

“Mbledhja është me temë pune ‘Si t’i kundërvihemi ekstremizmit shqiptar’ dhe të gjithë ata që konsiderojnë se duhet të ndërmerret diçka kundër ekstremizmit mund të marrin pjesë lirisht. Konsiderojmë se me aktivitetet e ardhshme, për të cilat do të merremi vesh sonte, do të arrrijmë ta largojmë Talat Xhaferin nga vendi i ministrit – deklaroi Angellovi për “PlusInfo”-n. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button