RMV, AUV: Para Kurban Bajramit kontrolle të përforcuara inspektuese në tregjet e bagëtive për shkak të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve

Para festës së madhe myslimane Kurban Bajramit, drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) Nikollçe Babovski, mbajti takim pune me përfaqësues të Bashkësisë Fetare Islame, MPB-së dhe inspektorët komunal dhe për mbrojtje të mjedisit jetësor, me qëllim të koordinimit të aktiviteteve të secilit nga institucionet, për kontroll të sigurisë së ushqimit dhe mbrojtjes shëndetësore dhe mirëqenie të kafshëve, njofton Portalb.

“Shërbimet inspektuese po realizojnë kontrolle të jashtëzakonshme të përforcuara në tregjet e bagëtive dhe lokacionet jashtë tyre, për të cilat kanë informata se atje realizohet tregti ilegale me bagëti dhe therje të paligjshme. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është që të sigurohet nivel i lartë i mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe të garantohet konsumi i mishit të sigurtë, nga kafshë të shëndetshme, duke i respektuar kërkesat kulturore dhe religjioze të bashkësive fetare. AUV apelon qytetarët që për festën vijuese që të mos blihet bagëti nga tregjet e ‘zeza’, për shkak se atje nuk ka garanci për gjendjen shëndetësore të kafshëve, me çka në pikëpyetje mund të vendoset shëndeti i blerësve dhe familjeve të tyre”, tha Babovski.

Nga AUV rekomandojnë që lëvizja e kafshëve të realizohet vetëm me posedim të certifikatës për gjendje shëndetësore të copë bagëtie, ndërsa therja të realizohet në thertore të aprovuara nga ana e AUV-së. Përveç për kafshët që të cilat theren për nevoja personale, për çka duhet të njoftohet veterinar zyrtar ose shoqataë e autorizuar veterinare e cila duhet të kryejë ç’lajmërim të bagëtisë së therur nga Sistemi informativ veterinar të AUV-së. Babovski apelon që qytetarët të jenë të kujdesshëm edhe gjatë furnizimit me mish i cili duhet të blihet nga thertore me standarde të impelementuara për sisguri të ushqimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button