RMV, kompania “Dermalog” është zgjedhur për furnizim të terminaleve për shenja nga gishtërinjtë, në vijim procedura për ankesa

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) e zgjodhi kompaninë gjermane Dermalog në tenderin për furnizim të pajisjes teknike për zbatim të zgjedhjeve lokale me shenja nga gishti. Kryetari i Komisionit, Aleksandar Dashtevski sot në konferencë shtypi njoftoi se kjo kompani e ka pasur ofertën më të mirë, i përmbush kushtet dhe se ka pasur aparate më të mira. Në KSHZ në vijim është edhe furnizimi për aplikacion për rrjedhën e zgjedhjeve dhe për rezultate fillestare dhe jozyrtare nga zgjedhjet, njofton Portalb.

“Dje është zgjedhur kompania e cila do ta sigurojë pajisjen teknike për zbatim të zgjedhjeve me shenja nga gishti. Më 1 korrik procedurë për furnizimin publik për identifikim biometrik të votuesve me shenja nga fishti dhe janë paraqitur katër kompani. Evaluimi i kompanive përfundoi dje dhe pas përfundimit të procedurës Komisioni për furnizime publike më propozoi një kompani për të cilëb mora vendim që të zgjidhet”, informoi Dashtevski. Vendimi, siç tha, është vendosur në ueb-faqen e Byrosë për furizime publike.

“Kompania quhet ‘Dermalog’ nga Gjermania, do të thotë kompani gjermane dhe tani është duke zgjatur afati për ankesë, që zgjat deri dhjetë ditë. Deri në përfundim të këtij afati, vazhdon afati. Shpresoj se do të përfundojë dhe atë siç duhet, për shkak se kjo nuk është në kompetencat tona dhe jemi një hap më afër deri në realizimin e moton tonë një votues një votë”, theksoi kryetari i Komisionit.

Lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale të votuesve, kryetari i KSHZ-së tha se garancitë për këtë janë paraparë në tender dhe mund të lexohen në specifikacionin.

“Të dhënat do të futen nga ana e MPB-së dhe pastaj do të kthehen kështu që nuk mund të keqpërdoren për shkak se ne nuk po blejmë kompani, po blejmë pajisje. Pajisja është në pronësinë tonë”, tha Dashtevski.

Afati për dorëzim të pajisjes teknike, siç informoi ai, është 60 ditëka kohë deri në fund të shtatorit të mbërrijë pajisja.

“Dërgesa do të realizohet dy herë. Hera e parë do të jetë rreth pesë për qind, diku rreth 200 aparate dhe do të realizohet trajnimi, Edhe pas kësaj pjesa  embetur vetëm të plotësohet, për çka do të duhen disa ditë. Sërish nuk do të flisja se pse nuk ka përfunduar procedura”, theksoi Dashtevski.

Lidhur me ruajtjen dhe distribuimin e pajisjes, kryetari i KSHZ-së potencoi se do të pres të përfundojë procedura për ankesa, por që për të gjithë hollësitë lidhur me këtë KSHZ-së do të miratojë Dekret.

KSHZ tanimë ka përgatitur IKT strategji në të cilën janë paraparë ndërmarrje e të gjithë masave për mbrojtje nga rënia e sistemit, si në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Lidhur me Listën zgjedhore, ai po azhurnohet në bazë ditore dhe konsideron se do të jetë gjithçka në rregull.

Zgjedhjet lokale në vend është paraparë të mbahen në gjysmën e dytë të tetorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button