RMV, në Shkup 146 shoferë të sanksionuar, 31 për vozitje të shpejtë

Gjithsej 146 masa janë shqiptuar në kuadër të kontrolleve të përforcuara të trafikut në territorin e qytetit të Shkupit, duke përfshirë 31 sanksione për vozitje më shpejtë se shpejtësia e lejuar, njofton Portalb.

MPB-ja sot kumtoi se prej tyre gjashtë prej tyre janë shkelje të kryera nga motoçiklistët, gjashtë sanksione për shoferët fillestarë dhe 11 sanksione për drejtimin pa patentë shoferi.

“Gjithashtu, janë shqiptuar 18 sanksione për ngasje nën ndikimin e alkoolit, tre sanksione për përdorimin e një telefoni celular, katër sanksione për kalimin e një sinjali të mbyllur (dritë e kuqe), katër sanksione për drejtimin e automjeteve të paregjistruara, 44 sanksione për parkim të paligjshëm”, theksohet në kumtesën e MPB-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button