fbpx

Autobusi me mërgimtarë nga Gjermania u aksidentua në Kroaci (FOTO)

Një autobus i kompanisë “EuroBus” nga Struga mëngjesin e sotëm është përplasur në një autostradë pranë Nova Gradishkas të Kroacisë. Siç bëhet e ditur autobusi i cili po udhëtonte nga Gjermania drejt Maqedonisë së Veriut është përplasur rreth orës 05:00 të mëngjesit të 17 korrikut, shkruan News-TV, njofton Portalb.

Sadri Osmani, mërgimtar nga Çegrani i Gostivarit ka thënë se disa pasagjerë kanë marrë lëndime të lehta trupore, ndërkaq autobusi është dëmtuar në masë të madhe.

“Zoti i madh me pak lëndime e me shumë dëme materiale të autobusit ‘EuroBus’ nga Struga. Ngjarja ndodhi në ora 5 të mëngjesit afër Nova Gradishka në drejtim të Maqedonisë së Veriut”, është shprehur Osmani.

Kompania “EuroBus” iu ka siguruar një autobus tjetër dhe tani po bëhen gati për t’u nisur drejt Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button