Rritet në 133 numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve në Gjermani (VIDEO)

Të paktën 133 njerëz kanë humbur jetën deri më tani në përmbytjet në Gjermaninë perëndimore, konfirmuan zyrtarët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Më shumë se 90 persona humbën jetën në rrethin e goditur rëndë Ahrweiler të shtetit Rhineland-Palatinate, tha Departamenti i Policisë Koblenz në një deklaratë. Ka frikë se numri i të vdekurve mund të rritet.

Gjithashtu janë raportuar 618 të lënduar për shkak të përmbytjeve.

Në shtetin fqinj Nordrhein-Westfalen, zyrtarët kanë konfirmuar 43 vdekje.

Përmbytjet më të rënda të Gjermanisë në më shumë se 200 vjet kanë marrë me vete shtëpitë, kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha në qytete dhe fshatra të ndryshme në rajonet perëndimore.

Deklarata e policisë gjithashtu shtoi se shumë vende në rajon ende nuk kanë energji elektrike dhe linjat telefonike nuk po funksionojnë, ndërsa rrugët mbesin të mbyllura.

Unioni Turko-Islam i Çështjeve Fetare (DITIB) nisi një fushatë ndihme për ata që janë prekur nga katastrofa e përmbytjes.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button