RMV, në 98 për qind të incidenteve të lidhura me armë zjarri në rajon, autorët janë meshkuj

Nga të gjithë incidentet e paraqitura me armë zjarri në rajonin e Evropës Juglindore (EJL), atje kur është theksuar edhe gjinia, në 98 për qind e autorëve janë meshkuj, thuhet në raportin vjetor për vitin 2020 të Qendrës për kontroll të armëve të vogla dhe të lehta në Evrolpën Juglindore dhe Lindore (SEESAC), njofton Portalb.

Bëhet fjalë për gjithsej 3566 incidente të regjistruara në territoret e Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Moldavisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Në 2700 incidente për të cilin është theksuar gjinia, 2646 kanë qenë meshkuj, ndërsa vetëm 2 për qind ose 54, kanë qenë femra. Pothuajse një e treta e incidenteve janë kryer në Kosovë, pas të cilës pasojnë BeH dhe Serbia.

“Gjinia është theksuar në 75,7 për qind të autorëve që tregon në natyrën gjinore të keqpërdorimit të arm;ve t; yjarrit. Numër më i madh i autorëve, 1316, janë regjistruar në raste të konfiskimit të armëve. Pasojnë incidente me kontekst 1008. Autorët kryesisht kanë qenë meshkuj të moshës nga 19 deri në 35 vjeç, ndërsa menjëherë pas tyre janë meshkuj të moshës nga 36 deri në 60 vjeç. Në 99 për qind të rasteve të dhunës familjare, autorët janë meshkuj, ndërsa në të gjithë 39 incidentet e dhunës midis partnerëve intim, autorët janë ekskluzivisht meshkuj”, deklaroi Bojana Ballon, udhëheqëse e Qendrës.

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit rajonal për bashkëpunim (RCC) Majlinda Bregu përkujtoi se nga të dhënat e publikuara para pak kohësh të hulumtimit për siguri në Ballkanin Perëndimor “Sekjurimetar”, 47 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se ndjehen të rrezikuar për shkak të posedimit ilegal dhe keqpërdorimit të armëve në afërsinë e tyre.

Qendra për kontroll të armëve të vogla dhe të lehta punon nën mandat të RCC-së dhe Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button