RMV, MPPS: Pensionistët me pensionin e korrikut marrin pensione të rritura për 1,2 për qind

Pеnsionistët me pensionin e korrikut marrin pensione të rritura në bazë të harmonizimit të pensionit me rritjen e shpenzimeve për jetesë, i cili në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2021 (periudha janar-qershor viti 2021), në krahasim me gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2020 (periudha  korrik-dhjetor) për 1,2 për qind, njofton Portalb.

Siç informuan nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, rritja e pensionit në vlerën nominale është 188 denarë në nivel të pensionit mesatar dhe 125 denarë në nivel të pensionit më të ulët.

“Harmonizimi i rregullt ligjor realizohet dy herë në vit nga 1 janari dhe 1 korriku çdo vit sipas përqindjes së rritjes së indeksit të shpenzimeve për jetesë, që siguron mirëmbajtje të vlerës ekonomike dhe fuqisë blerëse të pensionit. Duke filluar nga viti 2019 krahas harmonizimit të rregullt parashikohet edhe harmonizimm plotësues i në rast se në qoftë se bruto prodhimi vendor në vitin paraprak ka rritje reale më shumë se 4 për qind”, thuhet në kumtesën nga Ministria.

Krahas këtyre dy mënyrave të harmonizimit nga viti 2020 në bazë të vendimit nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, siç theksojnë nga MPPS, mund të realizohet edhe një harmonizim plotësues në rast kur ka rritje të pagës minimale në vitin rrjedhës për më shumë se 15 për qind dhe rritje të pagës mesatare në vitin paraprak për më shumë se 5 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button