Aksion artistik në Shkup për ndryshimet klimatike: Ne bëjmë ekuilibrin

Ndryshimet klimatike gjithnjë e më shpesh po i ndjejmë në lëkurën tonë, nuk është më çështje nëse do të ndodhin, por çfarë do të jetë ndikimi i tyre dhe deri në çfarë mase do të ndikojnë në planetin Tokë dhe cila do të jetë situata në Maqedoni, thonë nga Qendra për arte bashkëkohore Shkup me rastin e aksionit të tyre artistik në Shkup për ndryshimet klimatike, shkruan Meta.mk.

“Ideja e këtij aksion me titull Bilanci klimatik është të përkujtojë qytetarët, autoritetet dhe të ngritë nivelin e ndërgjegjësimit të publikut në Maqedoni për përdorim më të qëndrueshëm të burimeve natyrore, kryesisht pyjeve dhe ujit, të cilat fatkeqësisht janë të rrezikuara seriozisht (prerjet e paligjshme dhe të tepërta , hidrocentrale të vogla me rrjedhje që e shkatërrojnë biodiversitetin)”, thonë nga Qendra për arte bashkëkohore Shkup.

Aksioni Kolovajza klimatike përmbi një ajsberg, që shkrihet intensivisht në vapën përvëluese të Shkupit, paraqet njëkohësisht shkrirjen e akullnajave dhe poleve dhe krizën e Polit të Veriut, që është nën rrezik serioz dhe supozohet se në dekadat e ardhshme mund të ndodhë shkrirja e plotë e tij. Në anën tjetër të kolovajzës është planeti Tokë, që aktualisht është shumë lart mbi zjarr, por ashti si shkrihet akulli ashtu edhe kolovajza lëshohet drejt zjarrit dhe e paralajmëron periudhën skëterre që na pret nëse nuk ndërmarrim hapa të mëdhenj dhe të shpejtë për të zvogëluar ngrohjen globale që padyshim të na godit të gjithëve dhe askush nuk do të kursehet, e shpjegojnë idenë nga Qendra për aksion artistik.

Aksioni u zhvillua nga Qendra për arte bashkëkohore Shkup dhe u mbështet financiarisht nga Fondacioni shoqëri e hapur Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button