Komisioni për Antikorrupsion do ta dërgojë në Kushtetuese mendimin për Ligjin për investitor strategjik për ndërtim të autostradave

Komisioni për Antikorrupsion do ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese mendimin e tij në lidhje me Ligjin për përcaktimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjike për zbatimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 të Infrastrukturës (seksioni: Tetovë – Gostivar – Bukojcani dhe projektin për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridorin 10 D (pjesa e autostradës Prilep – Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pasi presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski e nënshkroi dekretin, ka deklaruar për MIA-n kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska, transmeton Portalb.mk.

Kuvendi dje miratoi me procedurë të shkurtuar këtë ligj. Ndërkohë, kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion në konferencën e sotme për media, paraqiti mendimin e komisionit në lidhe me këtë ligj, sipas të cilit ky ligj  paraqet rrezik të lartë të korrupsionit dhe është në kundërshtim me Kushtetutën. Ajo tha se vërejtjet që kanë konstatuar në lidhje me këtë ligj, do t’ia dërgojnë presidentit dhe do të kërkojnë nga ai që të mos e nënshkruajë dekretin e këtij ligji.

Por, presidenti megjithatë e nënshkroi këtë ligj. Ai u bëri thirrje institucioneve dhe individëve që kanë dyshime në lidhje me kushtetueshmërinë e Ligjit, të drejtohen në Gjykatën Kushtetuese e cila është institucioni i vetëm kompetent për vlerësim të kushtetueshmërisë së ligjeve dhe akteve të tjera të përgjithshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button