Është gjetur avioni i zhdukur rus, të gjithë janë gjallë

Është gjetur avioni i vogël që u zhduk sot në Rusi, me të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të gjallë, tha Ministria e Emergjencës së vendit, transmeton Anadolu Agnecy (AA).

Sipas të dhënave të azhurnuara, 19 persona, përfshirë dy fëmijë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, ishin në bord kur avioni AN-28 bëri një ulje të vështirë në një pyll të dendur në Siberi.

Ende nuk ka të dhëna për gjendjen e tyre, por ata do të merren me helikopter në Tomsk, qyteti më i afërt, për ekzaminim mjekësor, tha ministria.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve, një avion pasagjerësh AN-28 që fluturonte nga qyteti Kedroviy për në Tomsk lëshoi thirrje për ndihmë në zonën Bakcharsky dhe u zhduk nga radari.

Avioni i zhdukur po fluturonte nga qyteti Kedrovy për në Tomsk, sipas “Siberian Light Aviation”, kompania që posedon avionin.

U konstatua se avioni ishte i aftë për të fluturuar para nisjes dhe ekuipazhi nuk raportoi ndonjë keqfunksionim gjatë fluturimit, shtoi ai.

Në fillim të këtij muaji, një avion tjetër AN-26 u rrëzua në Kamchatka në lindjen e largët të Rusisë, ku humbën jetën 6 anëtarët e ekuipazhit dhe 23 pasagjerët në bord.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button