Këshilli i Prokurorëve Publik ndaloi të flitet kundër tij menjëherë pasi u rebelua prokurorja Lençe Ristoska

Pasi ish-prokurorja speciale Lençe Ristoska u rebelua dhe kërkoi shpjegim përse shumica në Këshillin e prokurorëve publikë votuan kundër avancimit të saj në prill dhe nuk mori përgjigje, Këshilli ndaloi që prokurorët e pakënaqur të flasin publikisht.

Për herë të parë në Kod përfshihet nen si ky: “Prokurorët publikë nuk do të komentojnë në publik vendimet e marra nga Këshilli i prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Kjo risi është në nenin 10, paragrafi 6 i Kodit, transmeton Portalb.mk.

Ristoska e kritikoi Këshillin në prill, kur u bë promovimi dhe zgjedhja e prokurorëve publikë, ndërsa qysh në maj u shfaq Kod i ri i prokurorëve publikë, i cili është plot censurë.

“Kjo dispozitë u fut në kod në maj të vitit 2021, pas zgjedhjes së prokurorëve publikë në prill 2021, unë si prokuror publik shpreha pakënaqësinë me mungesën e transparencës dhe paqartësisë së kritereve me të cilat anëtarët e Këshillit janë udhëzuan gjatë zgjedhjes”, tha Ristoska. në debatin e djeshëm mbi korrupsionin në gjyqësor dhe prokurori.

Ajo përsëri kujtoi zgjedhjet jo transparente dhe se dy javë para votimit, diheshin emrat e atyre që do të zgjidhen në Prokurorinë e Lartë dhe Prokurorinë për krimin e organizuar, njofton SDK.

Ajo pyeti: “Si do ta luftojmë korrupsionin në radhët tona nëse prokurorët heshtën kështu?”.

Me ndalimin e komentimit dhe dhënies së deklaratave për publikun Kodi e zgjeron atë edhe në relacionin e prokurorëve me Prokurorin publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut,  kështu që thotë: “Prokurorët nuk do të komentojnë në publik për konkluzionet, pikëpamjet, rekomandimet, mendimet , udhëzimet dhe vendimet e tjera të marra nga Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, kolegjiumi i ekspertëve ose që janë sjellë në takimet e Prokurorisë publike “.

Me kodin e ri, pothuaj nuk mbetet gjë nga pavarësia e prokurorëve. Ata do të duhet të dëgjojnë dhe të veprojnë siç u thotë mbikëqyrësi i tyre, pa kundërshtim dhe nuk do të lejohen të shkruajnë për këtë në publik, edhe nëse mbikëqyrësi i tyre ndërhyn në punën e tyre.

Kështu është shkruar në nenin 10 paragrafi 4 i Kodit: “Prokurorët publikë, kur marrin udhëzime nga prokurori më i lartë publik për të vepruar në raste të caktuara, do të përmbahen nga dhënia e njoftimeve ose komenteve të tjerëve.”

Për më tepër, i njëjti artikull kërkon që as edhe miza të mos i ik shefit. Eprori duhet të informohet për gjithçka dhe të jetë siç thotë ai. Prokurorët ta informojnë shefin për atë se ku do të shkojnë, çfarë do të bëjnë dhe duhet të marrin leje nga shefi, nëse diçka nuk është e rregulluar me ligj.

“Prokurorët publik para se të ndërmarrin ndonjë punë jashtë zyrës së prokurorit publik, të cilat nuk janë rregulluar me dispozitat e Ligjit për prokurorinë publike, duhet të informojnë eprorin ose prokurorin publik më të lartë dhe të veprojnë në përputhje me mendimin e marrë.

Kodi i Këshillit të prokurorëve publikë gjithashtu kërkon që prokurorët të fikin trurin e tyre.

“Prokurorët publikë janë të detyruar të zbatojnë udhëzimet e detyrueshme me shkrim ose udhëzimet gojore të dhëna nga prokurorët më të lartë publik”, thotë Kodi i ri i prokurorëve.

Përveç faktit që një dispozitë e tillë është, për ta thënë butë, e tepërt, sepse si mund të ishin të detyrueshme udhëzimet ose instruksione nëse askush nuk është i detyruar t’i zbatojë ato, është gjithashtu në kundërshtim me Ligjin për Prokurorinë Publike, i cili ndalon prokurorët e lartë publik të ndërhyjnë në punën e prokurorëve në një lëndë të caktuar.

“Dispozita të tilla të Kodit janë në kundërshtim me nenin 3 paragrafi 3 të Ligjit për prokurori publike, i cili thotë se parimet e hierarkisë dhe vartësisë nuk guxojnë të rrezikojnë pavarësinë dhe përgjegjësinë e secilit prokuror publik në kryerjen e funksionit të tij, më tej në nenin 7 paragrafi 3 dhe në fund, neni 96 paragrafi 4 i Ligjit, i cili ndalon në mënyrë eksplicite prokurorin publik të RVM-SË dhe prokurorët publik të zyrave të prokurorit publik që të jenë në gjendje të miratojnë udhëzime dhe instruksione që i referohen punës së çështjeve specifike të prokurorëve publik”, pyeti prokurorja Ristoska.

Prokuroria ka një vlerësim shumë të ulët, ashtu si gjyqësori, që shkon nga 2 deri në 3 përqind të qytetarëve që i besojnë plotësisht. Filloi të hapet dhe të bëhet transparente, pikërisht kur prokurorët u relaksuan në deklaratat para qytetarëve për t’u thënë atyre diçka për punën e tyre, tani ata nuk do të lejohen të bëjnë deklarata.

Me Kodin e ri, neni 17, instalon ndalim të prerë që prokurorët të bëjnë deklarata në lidhje me gjykimet në të cilat ata janë palë. Ata nuk lejohen të flasin jashtë sallës së gjyqit për gjykimin, ndaj tyre ndërmerren masa disiplinore, pa marrë parasysh sa gazetarët vrapojnë pas tyre për një deklaratë.

Nga ana tjetër, neni 6, ndalon komentet dhe deklaratat në lidhje me hetimet që prokurorët kryejnë në përgjithësi.

“Kjo është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me nenin 8 të Ligjit për prokurori publike, i cili promovon transparencën si një nga standardet themelore dhe përshkruan detyrim për Prokurorinë publike për të informuar publikun për çështje të caktuara që trajton, të cilat shkaktojnë interes më të gjerë publik ose janë “të rëndësishme për realizimin e funksionit të tij”, paralajmëroi Ristoska për ndalimet e paligjshme që i ka instaluar Këshilli i Prokurorëve publikë.

Të gjitha këto dispozita të Kodit përhapin mbylljen e plotë të prokurorisë dhe kundërshtojnë përpjekjet e transparencës, si një nga mjetet kryesore në luftën kundër korrupsionit, tha ajo.

“Për Kodin, në strategjinë e qeverisë, janë planifikuar trajnimet për anti-korrupsion.

“Janë përmendur trajnime, kështu që këtu do të pyes, në kontekstin e dispozitave që i theksova, si do të dukeshin ato trajnime? Si trajnohet dikush që të heshtë dhe të mos ndahet  asgjë me askënd?”, pyeti Ristoska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button