Pendarovski ka nënshkruar dekretin për Ligjin për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10

Presidenti Stevo Pendarovski ka nënshkruar dekretin për shpalljen e Ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjike për zbatimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 të Infrastrukturës (seksioni: Tetovë – Gostivar – Bukojcani dhe projektin për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridorin 10 D (pjesa e autostradës Prilep – Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Ligji është miratuar me shumicën e nevojshme, me çka asnjë deputet apo grup parlamentar nuk ka votuar kundër. Të gjitha institucionet dhe individët që kanë dyshime në lidhje me kushtetueshmërinë e Ligjit, mund të drejtohen në Gjykatën Kushtetuese e cila është institucioni i vetëm kompetent për vlerësim të kushtetueshmërisë së ligjeve dhe akteve të tjera të përgjithshme”, thuhet në kumtesën e dërguar nga kabineti i presidentit.

Më herët gjatë ditës së sotme, kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, Biljana Ivanovska deklaroi se, Ligji për Përcaktimin e Interesit Publik dhe Emërimin e Partnerit Strategjik për Zbatimin e Projektit për Ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10, i cili u miratua dje në Kuvend me procedurë të shkurtuar, paraqet rrezik të lartë të korrupsionit dhe është në kundërshtim me Kushtetutën. Ajo tha se vërejtjet që kanë konstatuar në lidhje me këtë ligj, do t’ia dërgojnë presidentit dhe do të kërkojnë nga ai që të mos e nënshkruajë dekretin e këtij ligji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button