fbpx

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa: Prokuroria nuk ka kohë të merret me skandalet e pushtetit

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë reaguar në lidhje me rastin e objektit pa leje “Titanik” në Komunën e Çairit. Nënkryetarja e ASH-së, Bujare Abazi në konferencën e mbajtur për media, tha se, kanë kaluar disa ditë nga publikimi i këtij skandali dhe Prokuroria Publike nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të zbardhur këtë çështje. Me këtë rast, ata sot i dorëzuan prokurorisë video materiale për këtë rast, shkruan Portalb.mk.

“Ne sot jemi këtu për ti dorëzuar prokurorisë video materialin në USB edhe pse prokuroria duhej të reagonte pas publikimit të skandalit. Por kjo prokurori si edhe shumë institucione të tjera duket që nuk ka kohë të merret me skandalet e pushtetit, pasi është e zënë duke ndjekur vetëm qytetarë të pafuqishëm politikisht dhe ata që nuk janë në një linjë me pushtetin. Sidoqoftë ne do t’ua dorëzojmë materialin për t’ua marë argumentin e fundit se nuk kanë qenë në dijeni dhe nuk do të dorëzohemi nga lufta për drejtësi edhe përkundër zhgënjimit nga këto institucione”, deklaroi Abazi.

Kujtojmë se, gazetarët e Investigative Reporting Lab (IRL) në një dokumentar të publikuar në fillim të këtij muaji, kanë hulumtuar kush qëndron pas ndërtesës ilegale në “Titanik” në lagjen Serovë në komunën e Çairit e cila përbëhet nga dy objekte pa leje. Duke sqaurar procesin hulumtues përmes deklaratave, kjo redaksi zbardhi detaje në lidhje me pronarët e tokës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button