Mbrëmja e BE-së në Festivalin Vera e Ohrit

Të dielën në 18 korrik të vitit 2021, Ambasadori Dejvid Gir, Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, do të organizojë mbrëmjen e BE-së në Festivalin Vera e Ohrit.
Performanca nga muzikantët e njohur slloven Irena Grafenauer (në flautë) dhe Mate Bekavac (në klarinet) do të marrin pjesë në Kishën Shën Sofia, në ora 21:00. Për më shumë shihni: KËTU.
Delegacioni i BE-së mbështet organizimin e mbrëmjes të BE në Festivalin Vera e Ohrit për të pesëmbëdhjetin vit me radhë.
Ai ka sponzorizuar pjesëmarrjen e artistëve të shumtë evropian në festival, duke nxitur kështu bashkëpunimin dhe shkëmbimin ndërkulturor. Mbrëmja e BE-së ka filluar në vitin 2007 me performancën e jashtëzakonshme të Orkestrës Barok të BE-së.