Vaksina kundër Kovid-19 nuk është terapi gjenetike

Vaksinat kundër Kovid-19 nuk janë terapi gjenetike sepse nuk janë krijuar për të ndryshuar gjenet tuaja. Me terapi gjenetike nënkuptojmë bërjen e ndryshimeve të qëllimshme në ADN-në e një pacienti për të kuruar një gjendje gjenetike. mARN-ja nga vaksina nuk depërton në bërthamën qelizore dhe nuk ndërvepron fare me ADN-në, kështu që nuk është një terapi gjenetike. Qendra Amerikane për Kontrolli dhe Parandalim të Sëmundjeve zyrtarisht konfirmon se vaksina e kundër Kovid-19 nuk ndërvepron me ADN-në tonë në asnjë mënyrë. Gjithashtu, në post nuk thuhet se vaksina për fëmijë nuk do të jetë e detyrueshme. U takon prindërve të vendosin nëse do t’i vaksinojnë ose jo fëmijët e tyre me vaksina kundër Kovid-19, shkruan Vërtetëmatësi.

Po recenzojmë një postimFacebook në të cilin pretendohet se vaksina kundër Kovid-19 është një terapi gjenetike. Kjo tezë e pasaktë paraqitet në pretendimin se protokollet për kthimin e fëmijëve në bangat e shkollës duke ndjekur mësimin me prani fizike, të cilat janë në duke u përpiluar, në të vërtetë do kenë rezultat diçka që autori e quan: “torturë me maska, matje të temperaturës, frikë dhe larje truri në arsim, lajme të rreme në mënyrë që në të ardhmen fëmijët vetë të dëshirojnë të injektohen me një vaksinë që është një terapi gjenetike që vret. “

postim, fjala vaksinë është në thonjëza, gjë që tregon se për autorin emri është i papërshtatshëm për karakteristikat e produktit dhe se ajo e shtyn publikun të mendojë se vaksina është një terapi gjenetike.

Protokollet, të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e fëmijëve dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit, përfshijnë masa të tilla si larja e duarve, mbajtja e distancës dhe mbajtja e maskës, diçka që është mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në të gjithë botën.

A është vërtetë terapi gjenetike vaksina?

Përgjigjja është jo.  Vaksinat kundër Kovid-19  nuk janë terapi gjenetike sepse në asnjë mënyrë nuk janë dizajnuar që të shkaktojnë ndryshime tek gjenet.

Biblioteka Kombëtare e Mjekësisë e SHBA  terapinë gjenetike  e definon si një teknikë që u mundëson mjekëve të trajtojnë një gjendje shëndetësore duke futur një gjen në qelizat e  pacientit në vend që të përdorin ilaçe ose operacion. Për shembull, mjekët me ndihmën e  terapisë gjenike mund të fusin ose të zëvendësojnë një gjen të mutuar që nuk funksionon si duhet ose të fusin në trup një gjen të ri që do të bëjë diçka për ta luftuar sëmundjen.

Gjeni përbëhet nga ADN-ja dhe shërben si njësi themelore fizike dhe funksionale e trashëgimit. mARN-ja, nga ana tjetër, është ndryshe nga ADN-ja! ARN do të thotë acid ribonukleik. ADN-ja është acid deoksiribonukleik dhe shërben si bibliotekë udhëzimesh për prodhimin e proteinave. Kur një qelizë dëshiron të prodhojë një proteinë, ajo e përdor ADN-në për të bërë një kopje të mARN-së. ADN-ja ndodhet në bërthamën e qelizave. Ribozomet jo. Prandaj,  mARN-ja nga vaksina kundër Kovidit nuk do të depërtojë në bërthamën qelizore, por thjesht do të përfundojë në ribozome të cilat prodhojnë proteinë spike.

Pra, depërtimi i mARN-së në qelizat njerëzore nuk e ndryshon ADN-në e qelizës njerëzore, dhe nëse këto qeliza shumohen, atëherë mARN-ja nuk do të inkorporohet  në informacionin gjenetik të qelizave të reja.

Për më tepër, terapia gjenetike përfshin bërjen e ndryshimeve të qëllimshme në ADN-në e një pacienti për të kuruar një gjendje gjenetike. mARN-ja nga vaksina nuk hyn në bërthamën qelizore dhe aspak nuk ndërvepron fare ADN-në, kështu që nuk paraqet një terapi gjenetike.

Terapitë gjenitike mund të kenë efekte afatgjata sepse ato e ndryshojnë përgjithmonë ADN-në e qelizave. Përkundër kësaj, qelizat e mARN-së gjithmonë janë tranzitore dhe nuk trashëgohen nga qelizat bija, gjë që i bën ato ideale për përdorim në vaksina.

Edhe Qendra Amerikane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve zyrtarisht konfirmon se vaksina kundër Kovidit në asnjë mënyrë nuk ndërvepron me ADN-në tonë:

mARN nuk depërton në bërthamën e qelizës ku ruhet materiali gjenetik. Qeliza e zbërthen atë dhe e lëshon nga mARN-ja menjëherë pasi të ketë përfunduar me përdorimin e udhëzimeve.

Në postim gjithashtu thuhet:

Prindërit nuk do i njohin fëmijët e tyre, ata do të hyjnë në konflikte, zënka, urrejtje, do të bëhet satanizimi i fëmijëve të moshave shkollore. Fëmijët nuk janë më tuajët, por shërbëtorë të djallit të shëmtuar! Këtu nuk ndihmon asnjë terapi, përveç parandalimit, JO NË SHKOLLË!

Është plotësisht i pavërtetë pretendimi se me protokollet për të ndjekur mësimin me prani fizike ose me pranimin e  vaksinës rritet rreziku nga konfliktet në familje midis prindërve dhe fëmijëve. Ky pretendim është i dyshimtë dhe i pabazuar me fakte, dmth. nuk ka asnjë lidhje shkak-pasojë midis vaksinave dhe ndjekjes së mësimit sipas protokolleve me marrëdhëniet në familje.

Postimin e recenzuar e vlerësojmë si dezinformatë edhe për shkak se në të nuk është theksuar se vaksina për fëmijët nuk do të jetë e detyrueshme. Prindërit janë ata që vendosin nëse do t’i vaksinojnë fëmijët e tyre kundër Kovidit, ndërsa këtë mund ta bëjnë nga 12 korriku pa termin paraprak dhe vetëm me vaksinën “Pfizer”, e cila është e vetmja e aprovuar për fëmijët mbi 12 vjet.

Disklejmer Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button