Riker është emëruar ambasador i përkohshëm i SHBA-së në Londër

Ambasadori Filip Riker është emëruar për shef të misionit të SHBA-së në Londër, përkohësisht, në mungesë të ambasadorit, kumtoi Stejt Departamenti i Shtetit, njofton Portalb.mk.

Ai do ta marrë këtë funksion prej më 1 gusht. Ambasadori Riker për momentin është u.d. ndihmës sekretar shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi. Riker ishte ambasador i SHBA-së në Maqedoninë e Veriut prej vitit 2008 deri në vitin 2011.

Zyra e zëdhënësit të Stejt Departamentit Ned Prajs, tha se SHBA nuk kanë aleat më të afërt se Mbretëria e Bashkuar dhe se ambasadori Riker është i përkushtuar që të vazhdojë avancimin e kësaj marrëdhënie speciale, transmeton VOA.

Riker mori pjesë në konferencën rajonale në Ohër në fillim të këtij muaji, ku theksoi se Maqedonia e Veriut është kontribuues i rëndësishëm i sigurisë globale, a diplomacinë e Maqedonisë së Veriut e quajti të guximshme në kontekst të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës dhe përkushtimit për fqinjësi të mirë.

Ai e theksoi përkushtimin e SHBA-së që sa më shpejt vendi të integrohet në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button