RMV, arriti terapia më moderne për trajtim të pacientëve me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë informoi se sot mbërriti metoda më moderne e terapisë për pacientët e infektuar me virusin Covid-19, “terapi koktej” monoklonale me antitrupa nga ilaçet “CASIRIVIMAB dhe IMDEVIMAB”, aprovuar për përdorim nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Nga MSH thonë se pas negociatave të shumta, kanë arritur arriti të bashkohen me Marrëveshjen Kuadër të Përbashkët për të cilën vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë të drejtën ekskluzive, për disponueshmërinë prioritare të “terapisë me koktej” monoklonale, transmeton Portalb.mk.

“Marrëveshja Kornizë me prodhuesin “Hoffman-La Roche, Ltd (Roche)” – Zvicër, u nënshkrua nga 19 shtete anëtare të BE-së, vendi ynë dhe Norvegjia. Fondet për këtë prokurim janë siguruar nën projektin e menaxhimit të krizave të virusit Covid-19 të zbatuar nga Banka Botërore. Zbatimi i metodës së trajtimit për pacientët tanë, me këtë terapi për momentin na bën të vetmin vend në Ballkanin Perëndimor për qytetarët e të cilit është në dispozicion ky ilaç”.

“Terapia prokurohet për nevojat e Klinikës ISHP për Sëmundjet Infektive dhe do të zbatohet për pacientët jo të shtruar në spital të trajtuar nga Covid-19. Kjo pritet të zvogëlojë nevojën për shtrimin në spital të pacientëve.
Casirivimab dhe Imdevimab (i njohur më parë si REGN-COV2 ose REGEN-COV2) janë një koktej me dy antitrupa monoklonalë të krijuar posaçërisht për të bllokuar infektivitetin nga SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19”, thonë nga MSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button