Me përzgjedhje të plastikës në vending makinat e reja, qytetarët do të marrin pikë të gjelbra dhe shpërblime

Shishet plastike në të ardhmen mund të përzgjidhen në vending makinat e reja, të cilat nga sot janë vendosur në disa prej marketet në të gjithë vendin. Qytetarët të cilët paketimin plastik të produktit të përdorur e dërgojnë për riciklim do të mund të marrin “pikë të gjelbra”, të cilat do të mund t’i përdorin për të blerë produkte, si dhe të paguajnë për shërbimet komunale dhe publike.

“Vending makinat janë mundësi e re për të inkurajuar përzgjedhjen e mbeturinave. Ato janë mënyrë e thjeshtë që çdo qytetar të ketë qasje në hedhjen e mbeturinave derisa blen, sistemi i dorëzanisë zbatohet lehtësisht duke stimulua paketim më ekologjik dhe kthim të detyrueshëm të paketimit, ndërsa qytetarët kanë nxitje financiare për sjellje të përgjegjshme. Dhe, më në fund, do të zvogëlohet sasia e mbeturinave që përfundojnë në deponi”, tha Ministri Nuredini, transmeton Meta.mk.

Vending makinat për kthim janë zhvilluar nga “Pakomak”, në bashkëpunim me FEIT dhe Fondin për inovacione. Për momentin, janë instaluar tre, të gjitha në marketet Vero në Shkup dhe është planifikuar të instalohen mbi 300 makina në të gjithë vendin. Nga “Pakomak” thonë se edhe pse në botë për një kohë të gjatë ka vending makina të ndryshme që përdoren për përzgjedhje të plastikës, kjo, si një produkt i Maqedonisë është prodhuar në përputhje me nevojat e popullatës lokale dhe ka një kosto më të ulët të prodhimit dhe mirëmbajtjes.

Në të njëjtën kohë, përfitimi i përzgjedhjes përmes tyre është shpërblimi që do ta bëjë jetën më të lehtë për qytetarët dhe do t’i inkurajojë ata të bëjnë përzgjedhjen e mbeturinave më shpesh.

“Vending makinat për kthim janë një trend i madh në botë, veçanërisht në shoqëritë ku ka përqendrim më të madh në përzgjedhjen dhe riciklim e mbeturinave. Sidoqoftë, makinat e Pakomak janë unike për shkak të sistemit të pikave të kthimit të cilat i fiton secili person i cili hedh mbeturina në to, të cilat ne i quajtëm ‘pika të gjelbra’. Varësisht nga sasia e mbeturinave që hidhni, aq pikë do të merrni dhe më pas do të mund t’i përdorni për të paguar faturat, shërbimet publike ose për të blerë. Qytetarëve përmes pikave të gjelbra u kthehet vlerë reale e materialit që ata e përzgjedhin, aq sa do të merrnin kudo në botë. Ky nuk është sistem klasik i depozitimit si në disa vende, ku qytetarët marrin përsëri paratë që i kanë dhënë kur e kanë ble produktin. Përmes këtij sistemi, qindra mijëra euro do t’u kthehen atyre qytetarëve që kanë qasje të ndërgjegjshme për përzgjedhjen e mbeturinave”, tha Filip Ivanovski, drejtor ekzekutiv i “Pakomak”.

Ambasadorja e Zvicrës Sibil Zuter vuri në dukje se ky vend e mbështet aktivisht Maqedoninë e Veriut në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe kjo është arsyeja për të cilën që nga fillimi ata e njohën vlerën dhe rëndësinë e projektit për të vendosur vending makina.

“Besojmë se mundësia e hedhjes selektive të mbeturinave duhet të jetë në dispozicion të qytetarëve, veçanërisht në zonat urbane, ndërsa vending makinat e mundësojnë pikërisht këtë. Alternativë tjetër nuk kemi, por të gjithë ne të kontribuojmë në kujdesin për mjedisin jetësor. E mbështesim këtë projekt dhe në të njëjtën kohë ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të bashkohen me ne”, tha ambasadorja Zuter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button