RMV, TVSH-ja për energjinë elektrike për amvisëritë u ul nga 18% në 5%

Pas reagimeve të ashpra në opinion se faturat e qershorit për rrymë elektrike do të jenë më të larta për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike, deputetët arritën që të kontribuojë në zbutjen e ndjeshme nga shtrenjtimi duke ulur TVSH-në nga 18 në 5 për qind, njofton Portalb.mk.

Sipas ndryshimeve dhe plotësimeve të miratuara në Ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar, norma tatimore për qarkullimin e energjisë elektrike për amvisëritë ulet nga 18% në 5%. Ulja e normës në përputhje me zgjidhjen ligjore do të zbatohet në ditën e hyrjes në fuqi të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar deri në datë 30 qershor të vitit 2022. Pas kësaj date, në vitin e ardhshëm, përkatësisht nga data 1 korrik të vitit 2022 deri më 30 qershor të vitit 2023, do të zbatohet norma preferenciale tatimore prej 10 përqind për qarkullimin e energjisë elektrike për amvisëritë.

Qëllimi i vendosjes së normës preferenciale tatimore për qarkullimin e energjisë elektrike për amvisëritë është sigurimi i çmimit më të ulët për qytetarët dhe ulja e shpenzimeve të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button