Serbia siguroi llojin e pestë të vaksinës kundër Covid-19

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia ka siguruar llojin e pestë të vaksinës kundër koronavirusit nga kompania farmaceutike amerikane, Moderna që pritet rë arrijë në Serbi në tetor, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Deri tani, qytetarët serbë janë vaksinuar me vaksina të siguruara nga Rusia dhe Kina, si dhe nga kompania amerikane Pfizer/BioNTech dhe ajo anglo-suedeze AstraZeneca.

Vuçiq tha se Serbia, në këtë moment, ka 1.3 milion vaksina kundër koronavirusit, të cilat janë në dispozicion për qytetarët.

Vuçiq u bëri thirrje epidemiologëve që të marrin vendim, nëse qytetarët duhet të vaksinohen me dozën e tretë ose jo.

Vuçiq gjithashtu tha se në ditët në vijim, Instituti “Torlak” i Serbisë do të nxjerrë serinë e parë të vaksinës ruse Sputnik V, ndërsa, muajin e ardhshëm, shtoi ai, do të vendoset gur-themeli i fabrikës për prodhimin e vaksinës kineze Sinopharm në Serbi.

Ndryshe, para disa ditëve kompania farmaceutike Pfizer ka thënë se do të kërkojë nga autoritetet shëndetësore miratimin e dozës së tretë përforcuese. Kompania ka përmendur një rrezik në rritje të infeksionit gjashtë muaj pas imunizimit me dy doza, por nuk i ka ndarë ende të dhënat që tregojnë për atë rrezik.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button