Xhaferi: Rezoluta e VMRO – DPMNE-së me siguri do të jetë në rend dite në seancën e ardhshme plenare

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot njoftoi se rezoluta e propozuar e VMRO – DPMNE-së për rrugën eurointegruese të vendit dhe linjat e kuqe nacionale është pranuar në Kuvend dhe me shumë gjasë materialet për atë do t’u dërgohen deputetëve dhe ajo do të mund të gjendet në rend dite në seancën e ardhshme, transmeton Portalb.mk.

“Rezoluta është pranuar në Kuvend dhe është në përgatitje që t’iu shpërndahet gjithë deputetëve. Sipas rregullores, për aktet për të cilat nuk u janë shpërndarë deputetëve nuk mund të fillohet procedurë parlamentare. Shpresoj se, në seancën e ardhshme do të jetë i gatshëm gjithë materiale. Nuk ka filluar procedura ligjore për dokument adekuat”, tha Xhaferi duke u përgjigjur në vërejtjen procedurale të koordinatorit të grupit parlamentar të VMRO – DPMNE-së, i cili në fillim të seancës së 46 kërkoi që rezoluta të vendoset në rendin e ditës.

Micevski tha se, në opinion ka pasur interes të madh për këtë dokument.

“Kjo rezolutë e cila shkakton interesim të madh të opinionit të Maqedonisë dhe mundësi për të diskutuar në Kuvendin e Maqedonisë në kontekst të bllokadave të integrimeve evropiane. Kjo rezolutë është dokument i mirë sepse do të kishim veprim të obligueshëm në pajtueshmëri me vullnetin e deputetëve, ndërsa për Qeverisë do të thoshte përshkrim i kornizave të këqija në të cilat ajo guxon të bisedojë, por me respektimin e linjave të kuqe në të cilat përmbahen interesat nacionale dhe shtetërore”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button