Gostivar, shitja e kurbaneve lejohet vetëm në Tregun e Kafshëve

Komuna e Gostivarit informon se në bashkëpunim me Ndërmarrjen “Progres pazari”, me qëllim të ruajtjes së pastërtisë dhe vënies rend në shitjen e kurbaneve, si lokacion për shitjen e kurbaneve të Bajramit ka caktuar Tregun e Kafshëve në lagjen “Fazaneri“.

“Njoftohen blegtorët se lokacionin në fjalë do të mund ta shfrytëzojnë pa kompensim dhe se shitja e kurbaneve jashtë lokacionit të caktuar, ndalohet rreptësishtë”, thuhet në kumtesën nga Komuna e Gostivarit.

Nga komuna thonë se Inspektorati Komunal do të jetë aktiv në terren dhe do të ndërmarrë masa përkatëse kundër shkelësve të ligjit për pastërti publike.

Ndryshe, të martën me 20 korrik është dita e parë e Kurban Bajramit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button