PSG nënshkroi me portierin italian Donnarumma (VIDEO)

Paris Saint-Germain (PSG) të mërkurën ka nënshkruar me portierin italian Gianluigi Donnarumma si lojtar i lirë, transmeton Anadolu Agency (AA).

PSG tha në Twitter se Donnarumma nënshkroi kontratë 5-vjeçare me ekipin francez që do ta mbajë atë në stadiumin “Parc des Princes” deri më 30 qershor të vitit 2026.

Donnarumma ishte një agjent i lirë pasi kontrata e tij me AC Milanin përfundoi.

22-vjeçari ishte portier i AC Milanit nga viti 2015-2021 dhe luajti 251 ndeshje.

Donnarumma ndihmoi ekipin kombëtar italian të fitojë titullin e kampionit në EURO 2020. Ai u shpall gjithashtu lojtari i turneut dhe u zgjodh në 11-shin më të mirë të EURO 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button