Dy të vdekur si pasojë e përmbytjeve në Turqi

Dy persona humbën jetën në provincën Rize të Turqisë si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura, raporton Anadolu Agency (AA).

Në përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut që filluan dje pasdite, zyrtari lokal Adem Yanik nga fshati Asmaliirmak ishte zhdukur. Vendasit u bashkuan në kërkim dhe trupi i Yanik u gjet njëqind metra larg shtëpisë.

Në orët e vona, trupi i një gruaje u nxor nga poshtë rrënojave të një ndërtese në rrethin Muradiye. Kjo e rriti numrin e viktimave në dy.

Një shtëpi u shemb në fshatin Yuksekkoy. Të paktën 6 persona po kërkohen në zonat Yuksekkoya, Muradiye dhe Tepebasi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button