Mbi 440.000 qytetarë në të RMV-së kanë pranuar vaksinë, më shumë se gjysma dy doza

Në Maqedoninë e Veriut deri më tani janë aplikuar 700.193 doza të vaksinave. Deri në fund të ditës së djeshme, gjithsej janë vaksinuar 440.299 qytetarë, a rivaksinuar 259.894. Vaksinimi po zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat në shtet, a interesi për vaksinimin çdo ditë po rritet, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë, njofton Porltab.mk.

Dozën e parë të vaksinës dje e kanë pranuar 5.401 qytetarë, a dje gjithsej janë vaksinuar 12.821 persona. Me numrat e fundit, të paktën një dozë vaksinë e kanë pranuar 58% të popullatës mbi 70-vjeç, 55% mbi 65-vjeç, 50% mbi 60-vjeç dhe 40% të popullatës që kanë mbi 50-vjeç.

“Interesi është i madh për vaksinim pa termin të caktuar. Me dozë të parë dhe pa termin të caktuar vaksinohen personat e rritur, në pikat e shtëpive të shëndetit në shtet. Procesi i vaksinimit në terren po zhvillohet në tërë shtetin, me rotacione të ekipeve mjekësore në çdo fshat, vend rural, lagje. Ueb-faqja vakcinacija.mk është i hapur për caktimin e terminëve për vaksinimin e fëmijëve.

Rivaksinimi po zhvillohet në sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep dhe në Sallën Sportive “Boris Trajkovski” në Shkup.

Autoritetet shëndetësore vazhdojnë me apelet që qytetarët të vaksinohen me qëllim që sa më shpejtë të tejkalohet epidemia.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, dje paralajmëroi masa të mundshme restriktive për personat që nuk do të vaksinohen. “Si për shembull për të shkuar në ngjarje në ambient të hapur dhe të mbyllur me shumë njerëz, në sallat e kinove dhe ngjarjeve kulturore, do të kërkohet certifikatë për pranimin e vaksinës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button