“Zelen Human Grad” me listë të pavarur zgjedhjet lokale në Shkup

Iniciativa qytetare “Zelen Human Grad” sot edhe zyrtarisht e ka paralajmëruar daljen në zgjedhjet lokale me listë të pavarur të udhëhequr nga këshilltarja Dragana Velkovska dhe eko-aktivisti Gorjan Jovanovski, njofton Portalb.mk.

“Hyjmë në gazën zgjedhore për Këshillin e Qytetit të Shkupit me koalicion jopartiak, thelbin e së cilës e përfaqësojnë vullnetarët aktivistë të përkushtuar në sferë e të drejtës sociale, mbrojtjes së mjedisit jetësor, mobilitetit dhe kafshëve. Fushata jonë është e drejtuar vetëm në atë Këshill në vend se në komunat individuale. Këshilli i ka kompetencat më të mëdha në fushat e veprimit të anëtarëve të Zelen Human Grad dhe prej atje fillon rruga e gjatë drejt ndryshimit të përgjithshëm institucional dhe kthimin e rëndësisë së termit demokraci në këtë shoqëri”, informojnë nga iniciativa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button