Rusi, është shënuar shifra më e lartë e vdekjeve ditore nga COVID-19

Në Rusi me 786 vdekje gjatë 24 orëve të fundit është shënuar “shifra më e lartë” e rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), duke e rritur numrin e viktimave në 145 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit të Rusisë njoftoi se me 23.827 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 5.857.002 ndërsa me 21.269 të shëruar nga virusi numri i të shëruarve arriti në 5.257.483.

Me 786 vdekje gjatë 24 orëve të fundit është shënuar “shifra më e lartë” e rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë, duke e rritur numrin e viktimave në 145.278.

Në kryeqytetin Moskë në 24 orët e fundit janë regjistruar 3.966 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 1.443.598 ndërsa me 109 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 23.967.

Numri më i lartë i rasteve ditore në Rusi u regjistrua më 24 dhjetor 2020 me 29.935 raste ndërsa dje në vend u regjistruan 24.702 raste dhe 780 vdekje.

– Masat kundër COVID-19 u ashpërsuan

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve në fillim të qershorit, në shumë rajone në Rusi u vendosën sërish në zbatim masat kundër virusit.

Në Moskë ku janë ashpërsuar masat, është ndaluar që të ofrohet shërbim për klientët nga ora 23:00 deri në 06:00 në të gjitha ambientet si restorante, kafene, bare, klube nate dhe ambiente tjera të argëtimit. Për oraret në fjalë rusët mund të bëjnë porosi për ushqime me dërgesë (delivery).

Më 22 qershor në Moskë u vendos që vetëm personat e vaksinuar, ata që kanë kaluar COVID-19 brenda 6 muajve dhe që kanë kryer testin për COVID-19 brenda 72 orëve, mund të hyjnë në restorante dhe kafene me sistemin barkod (QR kod).

Në qytet vazhdon detyrimi për kompanitë që të punësojnë me punën në distancë të paktën 30 për qind të personelit dhe gjithashtu kryerjen e punës në distancë për personat mbi 65-vjeç dhe ata të cilët kanë sëmundje të caktuara.

– Në Rusi u vendos vaksinimi i detyrueshëm

Në Rusi rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 31 janar 2020 ndërsa vdekja e parë më 19 mars 2020. Me udhëzim të presidentit rus Vladimir Putin më 18 janar në vend filloi procesi i vaksinimit masiv.

Në qytetet me popullatë intensive si Moskë dhe St. Petersburg u vendos vaksinimi i detyrueshëm kundër COVID-19 për 60 për qind të punonjësve në sektorin publik dhe të shërbimeve.

Në Moskë më 1 korrik filloi “sërish” procesi i vaksinimit kundër COVID-19, ku popullata mund të vaksinohet me vaksinën ruse me dy doza “Sputnik V” dhe vaksinën me një dozë “Sputnik Light”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button