Emiratet e Bashkuara Arabe hapën ambasadën në Izrael

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) sot kanë hapur ambasadën e saj në Izrael në prani të presidentit izraelit, Isaac Herzog, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ambasadori i EBA-së në Izrael, Mohamed al-Khaja dhe presidenti izraelit prenë shiritin e hapjes gjatë ceremonisë së inaugurimit të ambasadës.

“Kjo ambasadë jo vetëm që do të jetë një rezidencë për diplomatët por edhe një bazë për misionin tonë për të ndërtuar marrëdhëniet midis nesh dhe për të forcuar partneritetin dhe dialogun”, tha Al-Khaja në një fjalim gjatë ceremonisë.

Nga ana tjetër, Herzog tha se “Flamuri i EBA-së në Tel Aviv ishte një ëndërr e largët vetëm një vit më parë dhe tani duket normale”.

“Ne e bëmë të pamundurën të mundur”, tha ai.

Herzog shtoi se hapja e ambasadës së EBA-së ishte një hap i rëndësishëm për të gjithë Lindjen e Mesme jo vetëm për marrëdhëniet Izrael-EBA.

Muajin e kaluar, ministri i Jashtëm izraelit Yair Lapid përuroi ambasadën dhe konsullatën e vendit të tij në EBA.

Në shtator të vitit 2020, EBA dhe Izraeli nënshkruan një marrëveshje të sponsorizuar nga SHBA-ja për të normalizuar marrëdhëniet e tyre. Që nga ajo kohë, të dy vendet kanë nënshkruar dhjetëra marrëveshje bilaterale në fusha të ndryshme, përfshirë investimet, shërbimet bankare dhe turizmin.

​​​​​​​

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button