Është shpallur konkursi për pranim të studentëve në konviktet shtetërore për vitin akademik 2021/2022

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) informon studentët e regjistruar në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë në vend, se është shpallur konkurs për pranimin e studentëve të regjistruar në studime universitare në konvikte shtetërorë dhe në ambiente të tjera akomodimi në vend, për vitin akademik 2021/2022, njofton Portalb.mk.

“Për vitin akademik 2021/2022, janë parashikuar 5.235 shtretër për studentët në konvikte shtetërorë dhe ambiente të tjera akomoduese, nga të cilat 1.249 shtretër janë për studentët e vitit të parë, dhe 3.986 shtretër janë siguruar për vitin e dytë, të tretë, të katërt, të pestë dhe të gjashtë të studimit dhe absolventë”, thanë  nga MASH.

Të drejtë për pranim kanë studentët me kohë të plotë, shtetas të RMV, të cilët shkollohen jashtë vendbanimit dhe janë regjistruar në studime universitare që zgjasin: më pak se tetë semestra dhe nuk kanë përsëritur një vit studimi; tetë semestra e të cilët nuk kanë përsëritur më shumë se një vit akademik dhe mbi tetë semestra nuk përsëriten për më shumë se dy vjet studimi.

Studentët e kualifikuar duhet të plotësojnë aplikacion elektronik dhe të bashkëngjitin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk, dhe nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, duhet të plotësojnë një aplikacion në letër (fletë për evidencë) dhe të paraqesë dokumentacionin e nevojshëm në konvikt, informojnë nga MASH.

Afati i aplikimit për studentët në vitet e dyta dhe të larta fillon më 26 korrik 2021 dhe do të zgjasë deri më 20 gusht 2021. Afati i aplikimit për studentët e vitit të parë fillon më 6 shtator 2021 dhe zgjat deri më 24 shtator 2021.

“Nëse pas publikimit të listave përfundimtare për studentët e pranuar nëpër konvikte, mjediset e akomodimit në një konvikt të caktuar mbeten të paplotësuara, aplikimi do të vazhdojë, derisa të plotësohen, por jo më vonë se deri më 15 nëntor 2021″, lajmërojnë nga MASH.

Ata shtojnë se konkursi, si dhe të gjitha dokumentet e nevojshme për të aplikuar për akomodim në konvikte është publikuar në ueb-faqen e internetit të MASH-it: https://mon.gov.mk/al/content/?id=4121

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button