Chicarito ndiqet nga Real Madrid

Krerët e Real Madridit janë duke e vëzhguar me kujdes situatën e sulmuesit meksikan të Manchester Unitedit, Javier Hernandez, raporton “Mirror”.

Sulmuesi meksikan i njohur me nofkën “Chicharito”, llogaritet sulmuesi i tretë tek “Djajtë e Kuq”, pas Robin Van Persie dhe Wayne Rooney.

Menaxheri i Unitedit, Ser Alex Ferguson, nuk dëshiron shitjen e meksikanit, por ai në fund të këtij sezoni pritet të largohet nga Old Trafford, për faktin se nuk ka hapësirën e duhur në klubin më të suksesshëm në ishull.

Sipas drejtuesve të klubit mbretëror, 24 vjeçari ka aftësinë dhe shpejtësinë e duhur që të luaj në Spanjë.

Lajme të ngjashme

Back to top button