(Video) Inter vs Milan përfundon pa fitues!

Interi dhe Milani kanë luajtur baras 1:1 në derbin e javës së 26 në Serie A. “Della Madonnina” ka dhuruar më shumë spektakël në pjesën e parë sesa në të dytën, të paktën deri në momentin kur Interi barazon.

Të parën në epërsi kanë kaluar ‘mysafirët’ përmes El Shaarawyt, i cili në minutën e 21-të shënoi pas asistimit të Boatengut.

Më epërsinë e Milanit është përmbyllur pjesa e parë.

Zëvendësuesi Schelotto, dy minuta pas inkuadrimit në lojë, arriti të barazoi shifrat në 1:1 (min 71). Njëherit ky ishte edhe rezultati përfundimtar i këtij derbi.

Pas këtij barazimi, Milan dhe Inter vazhdojnë të ndajnë pozitat tre dhe katër me nga 45 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button