Mbi 300,000 metra kub ujë konsumohen çdo ditë në Shkup, “Ujësjellësit” apelon për përdorim racional

Mbi 300,000 metra kub ujë janë konsumuar për çdo ditë në Shkup gjatë muajit të kaluar. Për shkak të temperaturave të larta, konsumi i ujit është rritur. Nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellësit dhe Kanalizimet” apelojnë që uji të përdoret në mënyrë racionale dhe me kujdes. Në veçanti të shmanget konsumimi i  panevojshëm i ujit për ujitje, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

“Bazuar në të dhënat e Administratës Hidrometeorologjike për temperaturat e larta që këto ditë janë mbi 40 gradë, si dhe të dhënat e “Ujësjellësit dhe Kanalizimeve’ për konsumin e rritur të ujit i cili tejkalon 300,000 metra kub në ditë, u bëjmë apel banorëve të qytetit të Shkupit për përdorim racional dhe të duhur të ujit”, thanë nga NP “Ujësjellësit dhe Kanalizimet”.

Kompania gjithashtu ka një problem me lidhjet e paligjshme me rrjetin në Saraj, Krushapek dhe Matkë e Poshtme të Shkupit. Siç thonë nga “Ujësjellësi”, rreth njëzet lidhje ilegale shkëputen çdo javë, dhe veprimet për zbulimin e lidhjeve të paligjshme në rrjet kryhen çdo ditë.

“Lidhjet e paligjshme janë të ndaluara nga Ligji për Ujësjellës, neni 23. Ato përcaktohen nga një inspektor i autorizuar komunal i komunës dhe qytetit. Për të gjithë mbajtësit e identifikuar të lidhjeve të paligjshme, do të fillohet një procedurë kundërvajtëse për krim të kryer. Ne apelojmë tek qytetarët nëse vërejnë lidhje të paligjshme, ta raportojnë atë në 023073 010, [email protected], www.vodovod-skopje.com.mk ose përmes aplikacionit mobil ”, thonë nga ndërmarrja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button