Kovid-19, një ilaç i rrezikshëm rekomandohet nga konspiracionalistët në “Fejsbuk”, mjeku Adhurim Fazliu: mos e përdorni

Një profil i mbushur me teori të rrezikshme konspirative në “Fejsbuk” ju sugjeron qytetarëve që të marrin një ilaç të rrezikshëm për organizmin e njeriut, ilaç ky, që sipas personit në fjalë do t’i shërojë ata nga efektet negative të vaksinave kundër Kovid-19. Për këtë, biseduam me mjekun Adhurim Fazliu i cili në mënyrë kategorike kundërshtoi përdorjen e këtij ilaçi, ai tha se efektet e shkaktuara nga ky ilaç mund të jenë shumë serioze. Fazliu si dhe shkencëtarët çdo ditë sugjerojnë vaksinimin masiv, si “ilaç” të vetëm kundër Kovid-19, shkruan Portalb.mk.

Postimi nga personi “Abazi Maks” është shpërndarë më shumë se 20 herë përkundër faktit që është i rrezikshëm dhe në qoftë se lexuesit e marrin për bazë, mund të përjetojnë efekte anësore të rënda deri në hospitalizim.

Si “shërim për të vaksinuarit” ky postim e shpjegon ilaçin “Suramina”, sipas tij, ka studime që tregojnë aftësinë e këtij ilaçi për të penguar transkriptin e kundërt të ARN-së nga viruset si dhe të vaksinës.

“DONI  TË  ZHDUKNI  EFEKTET  NEGATIVE  TË  VAKSINËS
SURAMINA
Çfarë është suramina? A mund të shërojë të vaksinuarit?
Ka studime që tregojnë aftësinë e saj për të penguar transkriptin e kundërt të ARN-së nga viruset dhe për këtë arsye edhe të vaksinës‼
Dhe  është gjithashtu një antikoagulant i fuqishëm‼” shkruan postimi që e recensojmë dhe që rezulton të jetë i pavërtetë.

Si qëndron e vërteta për ilaçin “Suramin”?

Është e vërtetë që ilaçi “Suramin” është provuar si trajtim për parandalimin e hapave të hershëm të sëmundshmërisë nga virusi, megjithatë, ky ilaç nuk i ka kaluar fazat klinike dhe kësisoj i njëjti nuk është aprovuar si i sigurt për përdorim.

Mjeku Adhurim Fazliu për Portalb.mk deklaroi se ky ilaç përdoret në trajtimin e sëmundjes afrikane të gjumit dhe verbërisë, sëmundje këto, që sipas tij janë shkaktuar nga parazitët.

Adhurim Fazliu, mjek.
Adhurim Fazliu, mjek.

“Suramina paraqet ilaç që përdoret në trajtimin e sëmundjes afrikane të gjumit dhe verbërisë së lumenjve, sëmundje këto të shkaktuara nga parazitë. Duke ndikuar direkt në humbjen e energjisë̈ së parazitëve shkakton vdekjen e tyre” tha Adhurim Fazliu, mjek.

Mjeku Fazliu në mënyrë kategorike kundërshton përdorjen e këtij ilaçi me “kokë në vete” për shkak të efekteve serioze anësore që mund të shkaktojë i njëjti, prandaj pa konsultim dhe vrojtim të vazhdueshëm nga mjeku, “Suramina” nuk duhet përdorur.

Suramina mund të shkaktojë efekte anësore serioze, prandaj personi që konsumon këtë ilaç duhet të jetë nën vrojtim mjekësorë tërë kohën. Janë̈ kryer in vitro testime të këtij ilaçi që ka dhënë rezultat të mirë në parandalimin e hapave të hershëm të replikimit të SARS CoV   Virusit. Duke pasur parasysh se nuk janë kaluar të gjitha fazat e studimit klinik suramina akoma nuk është aprovuar si ilaç̧ kundër Covid 19. Duke pasur parasysh efektet anësore kundërshtoj çdo lloj përdorimi të suraminës në trajtimin e pacientëve” shtoi Fazliu, mjek.

Ai shtoi se mbrojtja e vetme nga Kovid-19 aktualisht është vaksinimi masiv dhe apeloi deri te qytetarët që të vaksinohen në mënyrë masovike që siç tha ai, t’i jepet fund kësaj pandemie të shkaktuar nga virusi korona.

Një gjë dihet, vaksinat janë të sigurta dhe mbrojnë nga të gjitha variantet dhe “ilaçi” nuk duhet kërkuar diku tjetër

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka deklaruar se vaksinat e aprovuara mbrojnë nga të gjitha llojet e koronavirusit të ri Kovid-19 të përhapur koronë Bashkimin Evropian (BE).

Për t’u aprovuar përdorimi i vaksinave kundër KOVID-19, ato duhet t’i përmbushin standardet më të larta të sigurisë dhe efikasitetit. Edhe pse këto vaksina janë zhvilluar në kohë rekorde, përsëri procesi nuk i ka bërë më pak rigoroze sistemet për testimin, vlerësimin e rezultateve dhe aprovimin e vaksinës. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e monitoron me kujdes shpërndarjen e të gjitha vaksinave kundër KOVID-19.

Ndryshe, për gjithë ata që kanë dilema për çështjen e vaksinave, mund të hulumtojnë më shumë në ueb-faqen e OBSh-së, ku ndodhen pothuajse përgjigjet e të gjitha dilemave rreth çështjes së vaksinave dhe se po të njëjtat janë të sigurta dhe efektive.

Disklejmer Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button