Edhe 1.100 punonjës të kompanive të falimentuara deri në pensionim, Propozim-ligji për shtetësi shkon në Kuvend me flamur evropian

Në seancën e 87-të Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e konfirmoi Propozim-ligjin për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit, gjegjësisht për të falimentuarit, njofton Portalb.

Nga pres-shërbimi qeveritar informojnë se me propozim-zgjidhjet ligjore është paraparë që kushti i cili i dedikohet gjatësisë së marrëdhënies së punës të jetë 14 vite, përfundimisht me 31.12.2020 me qëllim që të sigurohet barazi qytetarëve gjatë realizimit të kësaj të drejte të sigurimit material të cilin do ta realizojnë edhe të paktën 1.100 persona të papunë, gjegjësisht të falimentuarit.

Së bashku me vendimet paraprake ligjore, përfshirja e përfshithshme e punonjlsve të firmave të falimentuara e kanë realizuar ose do ta realizojnë të drejtën për kompensim në vlerë prej 9.242 denarë deri në pensionimin e tyre, ndërsa do të përfshijë afërsisht 13.000 persona.

Në këtë seancë, siç njoftojnë, me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Qeveria e konfirmoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shtetësi.

“Qëllimi kryesor është rirregullimi i disa çështjeve të caktuara të cilat në implementimin e deritanishëm të Ligjit për shtetësi imponoheshin si reale, për të cilat shteti duhet të gjejë zgjidhje ligjore me të cilën në regjistrimin e ardhshëm si operacion më masiv, më vëllimor dhe më i shtrenjtë statistikor i statistikës zyrtare, sipas njësiteve të cilët përfshihen, realisht do të shfaqet numri i popullsisë, amvisërive dhe banesave në shtet”, potencojnë nga Qeveria.

Në ndryshimet dhe plotësimet e propozuara ligjore janë futur dispozita nga rregullativa e BE-së dhe nga ato arsye Qeveria deri te Kuvendi fo ta dorëzojë me flamur evropian.

Në seancë Qeveria i konfirmoi edhe tekstet e Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për polici dhe Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për punë të brendshme.

Me Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për polici bëhet revidim i dispozitave konkrete nga Ligji për polici, në drejtim të veprimit sipas rekomandimeve për Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilët dalin nga Raporti i GREKO-s për evaluim të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Rrethi i pestë në temë “Parandalimi i korrupsionit dhe promovim të integritetit tek pushteti qendror (funksionet më të larta ekzekutive) dhe organet për zbatim të ligjit. Rekomandimet nga Raporti i GREKO-s janë të orientuara drejt përforcimit të mundësive të vendit për luftë kundër korrupsionit, posaçërisht lidhur me transparencën, integritetin dhe përgjegjësinë e të punësuarve në sektorin publik dhe institucionet. Në këtë drejtim është rekomandimi i cili i dedikohet dispozitave nga Ligji për polici për vendosje të kritereve objektive dhe profesionale për emërim të drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, të cilët u përgjigjen nevojave të pozicionit të tillë.

Me Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për polici rregullohen edhe evidenca konkrete që i mban Policia, ndërsa u dedikohen shenjave nga vijat papilare; ADN profile dhe fotografi nga persona me afate për ruajtje të tyre.

Grupi i formuar i punës i përbërë nga të gjithë institucionet kompetente, tanimë punon në përgatitje të ndryshimeve dhe plotësimeve të nevojave të ligjit për transformim digjital.

Në mënyrë plotësuese, në seancën qeveritare është sjellë vendim për formim të edhe një grupi punues i cili do të punojë në definimin dhe harmonizimin në pjesën e pajisjes që duhet ta furnizojnë institucionet për digjitalizim të proceseve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button