Google u gjobit me 500 mijë euro në Francë

Kompania amerikane e teknologjisë Google u gjobit me 500 milionë euro në Francë për një mosmarrëveshje me botuesit francez të gazetave që duan që kompania të paguajë për përdorimin e lajmeve të tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia franceze për mbrojtjen e konkurrencës njoftoi se Google kërcënohet me 900 mijë euro shtesë në gjobë në ditë nëse gjiganti i teknologjisë në afat prej dy muajsh nuk bën propozime se si të dëmshpërblehen prodhuesit e lajmeve.

Një filial i Google-s në Francë tha se është shumë i zhgënjyer me vendimin dhe se gjoba “nuk pasqyron përpjekjet e bëra ose realitetin e përdorimit të lajmeve në platformën tonë”.

Kompania tha se po negocionte një zgjidhje dhe ishte në prag të arritjes së një marrëveshjeje me disa botues të medias.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button