Komisioni për Antikorrupsion: Për luftë kundër korrupsionit të shfrytëzohet çdo instrument dhe mundësi

Komisionit për Antikorrupsion dhe Agjencia e mbrojtjes së të drejtës për qasje të lirë të informatave me karakter publik, do të tentojnë të luftojnë korrupsionin nëpërmjet fushatës “Zgjedhe rrugën e duhur – zgjedhe integritetin”, transmeton Portalb.mk.

Kështu të paktën u tha sot nga drejtueset e këtyre dy institucioneve, gjatë prezantimit të fushatës në fjalë. Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska në konferencën për media ku u prezantua fushata për ngritje të vetëdijes, tha se për luftë kundër korrupsionit duhet të shfrytëzohet çdo mundësi dhe vegël dhe duhet të ketë zero tolerancë. Sipas Ivanovskës, lufta kundër korrupsionit jep rezultate vetëm nëse në të kyçen sa më shumë institucioneve dhe individë që e ndajnë qëllimin e njëjtë. Ajo u bëri thirrje të gjithëve që të inkurajohen, të ecin drejt qëllimit të njëjtë – luftë kundër korrupsionit nga më shumë anë individualisht, institucionalisht dhe në të gjitha nivelet e pushtetit.

“Institucionet do të detyrohen t’i japin prioritet interesit publik dhe vazhdimisht do ta ndjekin, parandalojmë dhe do të menaxhojë me konfliktin e interesit përmes procesit transparent në zgjidhjen e situatave në të cilat paraqitet konflikti i interesave dhe në mënyrë shtesë do t’i zhvillojnë mekanizmat e vazhdueshme për ndjekje të zbatimit të rregullave për parandalim të konfliktit të interesit. Do të promovohet dhe respektohet puna profesionale dhe respektimi i kodeve të etikës,  ndërsa për fushat të cilat janë shumë të ndjeshme ndaj korrupsionit, siç janë furnizimet publike, institucionet kompetente duhet të miratojnë kode të veçanta për veprim”, informoi kryetarja e Antikorrupsonit, Ivanovska.

Drejtoresha e Agjencisë së mbrojtjes së të drejtës për qasje të lirë të informatave me karakter publik, Plamenka Bojçeva, theksoi se përvoja e deritanishme tregon se është i vogël numri i qytetarëve të Maqedonisë që e shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese për qasje të lirë të informatave me karakter publik. Njëra ndër arsyet themelore për këtë, është informimi i pamjaftueshëm për mundësitë që i ofron Ligji për qasje të lirë.

“Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë dhe të marrin informata nga institucionet shtetërore në nivel qendror dhe lokal, duke kryer kontroll ndaj punës së tyre, posaçërisht në pjesën e harxhimit të mjeteve buxhetore. Ky koncept ndikon drejtpërdrejt ndaj uljes së korrupsionit dhe përforcimit të integritetit dhe transparencës së institucioneve shtetërore, si dhe për përgjegjësi dhe llogaridhënie të administratës publike. Efekti që arrihet është besimi i rritur i qytetarëve në punën e institucioneve shtetërore dhe në sistemin në përgjithësi”, tha Bojçeva.

Për Frek Janmat, udhëheqës i Repartit për çështje ekonomike në delegacionin e BE-së në Shkup, avancimi i transparencës dhe llogaridhënies në institucionet publike është komponent kyçe e politikës efektive për parandalim të korrupsionit.

“Sigurimi i integritetit është obligim i vështirë dhe shkon më ngadalë se masat tradicionale për parandalim të korrupsionit, kërkon qasje holistike përmes mekanizmave për transparencë dhe llogaridhënie, përfshirje të gjithë shoqërisë, Qeverisë, Administratës Publike në nivel qëndron dhe lokal, bizneseve, shoqërisë civile, mediave dhe qytetarëve”, theksoi Janmaat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button