SPAK ka vënë nën akuzë ish kryebashkiakun e Pogradecit

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) bëri sot të ditur se ka dërguar për gjykim ish kryetarin e Bashkisë së Pogradecit Eduart Kapri, zëvendësin e tij dhe 4 persona të tjerë në varësi të tyre.

Ndaj ish kryebashkiakut demokrat, SPAK ka ngritur dy akuza. E para është ajo e “Shpërdorimit të detyrës”, dhe ka të bëjë me përpjekjet për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit 2019, të cilat opozita i bojkotoi. Kapri akuzohet se ka bashkëpunuar me dy punonjës të Mirëmbajtjes së Qendrave arsimore të cilët mbyllën tre shkolla dhe një kopsht, në mjediset e së cilave ishte parashikuar të ngriheshin qendra votimit. Të dy punonjës u arrestuan në atë kohë, dhe janë pjesë e të njëjtin proces gjyqësor me zotin Kapri, shkruan Zëri i Amerikës.

Akuza e dytë ndaj ish kryebashkiakut të Pogradecit, “Shkelje e barazisë në tenderë”, lidhet me një procedurë për “Blerje dru zjarri”, me fond 9.2 milion lekë, e zhvilluar në tetor të vitit 2017.

Sipas SPAK-ut ish kryebashkiaku në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano, zëvendës kryetar i Bashkisë, kanë cenuar konkurrencën e ndershme në garë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button