Aksident i rëndë në Nascar, 33 të lënduar

Shumë tym, makina të prishura, ambulancë dhe forca policie. Ky është bilanci i aksidentit të frikshëm në Nascar që rrezikoi të provokonte një tragjedi por që për fat të mire duhet thënë që përfundoi me 33 të lënduar.

Gjithçka ndodhi në xhiron e fundit të garës në Daytona International Speedway, kur Regan Smith që ishte lideri i eventit tentoi t’i mbyllte rrugën Brad Keselowskit për të siguruar fitoren e tij por makinat u përplasën duke shkaktuar një aksident zinxhirë me makinën e Kyle Larson që kaloi rrethimin e pistës dhe përfundoi në shkallët e impiantit duke goditur disa spektaktorë.

Pamjet e transmetuara janë të frikshme dhe sipas policisë 33 persona mbetën të plagosur duke përfshire edhe pilotin e ri Larson. Gara e cila më pas rinisi u fitua nga Tony Stewart.

Lajme të ngjashme

Back to top button