Filloi pastrimi i lindanit nga deponia e vogël në OHIS

Sot, zyrtarisht filloi procesi i pastrimit të lindanit dhe izomereve të tij nga deponia e vogël në rrethin e OHIS. Për këtë qëllim, kontraktori i përzgjedhur Polieko filloi me aktivitete përgatitore që përfshijnë pastrimin e terrenit, sigurimin dhe instalimin e pajisjeve dhe makinerive të nevojshme përreth deponisë së vogël.

“Me këtë projekt, konfirmuam vendosmërinë tonë për të eleminuar pikat e nxehta në vend. “Në të kaluarën, sasi të mëdha kimikatesh jashtëzakonisht të rrezikshme hiqeshin dhe shkatërroheshin në mënyrë të sigurt, të cilat ishin depozituar për dekada në rrethin e OHIS-it, dhe sot po ndjekim fillimin e pastrimit edhe të lindanit, si një problem historik zgjidhjes së të cilit i kemi kushtuar shumë vëmendje dhe energji”, tha ministri Naser Nuredini, duke njoftuar se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Mjedisit po bëjnë përpjekje për të siguruar fonde nga disa burime për pastrimin e deponisë së madhe, si dhe për pastrimin e impiantit të elektrolizës së kontaminuar me merkur.

Për pastrimin e deponisë së vogël, Ministria ka krijuar bashkëpunim me dy agjenci të Kombeve të Bashkuara, UNIDO dhe UNOPS.

Fillimisht, për realizimin e projektit “Heqja e barrierave teknike dhe ekonomike për të filluar rehabilitimin e vendeve të kontaminuara me α-HCH, β-HCH dhe lindan në OHIS” Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor përmes Zyrës për Ndotës Organikë të Vazhdueshëm (NOQ) në bashkëpunim me UNIDO si një agjenci zbatuese, siguroi fonde nga Facility Global Environment Facility (GEF) në shumën prej 3,100,000 $.

Pas zgjedhjes së një kompanie për pastrmin e mbeturinave, UNIDO lidhi një marrëveshje me kontraktorin e zgjedhur Polieko për të pastruar 450 ton mbetje HCH shumë të përqendruara dhe 200 ton tokë të ndotur me HCH nga baseni i vogël.

Fondet e nevojshme shtesë për përfundimin e pastrimit të deponisë “së vogël”, UNIDO, MMJPH, GEF dhe Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë ranë dakord që të sigurohen nga Fondi Mjedisor Multi-Partneritet dhe të zbatohen nga UNOPS.

Kohët e fundit, UNOPS nënshkroi një marrëveshje me kompaninë greke Polieko për pastrimin e 240 ton shtesë të mbetjeve HCH dhe 653 ton tokë të ndotur me HCH, me çka do të sigurohet vazhdimësi në pastrimin e mbetjeve të rrezikshme kimike nga ky vend.

“Mbretëria e Norvegjisë është një partner i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në këtë proces. Gjatë tre viteve të fundit, kemi siguruar mbështetje për Qeverinë dhe Fondin Mjedisor Multi-Partneritet në shumën prej 1.5 milion euro si mbështetje të pastrimit të deponisë në OHIS,” tha Stefan Sandstad, Sekretari i Parë i Ambasadës Norvegjeze.

“Ne në UNOPS jemi krenarë që na është besuar menaxhimi i Fondit Mjedisor Multi-Partneritet të krijuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut në partneritet me shumë subjekte që punojnë drejt një qëllimi të përbashkët – rehabilitimi i lindanit në OHIS. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të siguruar fonde nga donatorët, organizatat ndërkombëtare dhe institucionet financiare për këtë ndërmarrje jetësore në vend,” tha Mikela Telatin, shefi i Zyrës së UNOPS-it në Maqedoninë e Veriut

“Jemi përballur me shumë sfida, probleme gjatë viteve, duke filluar nga 2006 kur filluan negociatat për sigurimin e fondeve nga GEF, deri në 2015 kur filloi zyrtarisht projekti, për të parë sot mekanizmin në terren. Mbetet për të kryer vetë procesin e pastrimit, në një mënyrë jashtëzakonisht të kujdesshme dhe të sigurt në përputhje me standardet dhe kriteret e vendosura. “Gjatë gjithë procesit të pastrimit, publiku do të informohet rregullisht”, tha koordinatorja e projektit kombëtar Suzana Andonova nga Zyra e POPS.

Përfaqësuesi i Poliekos kishte mundësinë për të shpjeguar procesin e punës në vend, duke filluar nga organizimi i trerenit, ngritja e çadrës me të gjitha pajisjet për presion negativ, metodologjinë e aplikuar të gërmimit, paketimit dhe shënjimit, si dhe përshkrimi i të gjitha masave mbrojtëse dhe të sigurisë duke ndjekur standardet dhe kriteret e paracaktuara, të cilat do të mundësojnë minimizimin e emetimeve në mjedis, jashtë çadrës dhe më gjerë.

Vlera e vlerësuar e pastrimit dhe shkatërrimit të plotë të lindanit dhe izomerëve të tij nga deponia e vogël në OHIS është afërsisht 8 milion euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button