Irak, është rritur në 64 numri i viktimave nga zjarri në repartin e spitalit për COVID-19

Numri i personave që humbën jetën në zjarrin që përfshiu repartin e izolimit nga koronavirusi i ri (COVID-19) të një spitali në jug të Irakut është rritur në 64, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare irakiane, të bazuar në Departamentin e Shëndetësisë në Dhi Qar, në zjarrin që shpërtheu mbrëmë në spitalin “Imam Hussain” ku qëndronin pacientët me COVID-19 kanë humbur jetën edhe 23 persona.

Vlerësimet e fundit tregojnë se numri i viktimave është rritur në 64 ndërsa i të plagosurve në 50.

Forcat lokale të Mbrojtjes civile njoftuan se zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll zjarrin.

Një zjarr tjetër kishte shpërthyer në muajin prill në spitalin e pacientëve me COVID-19 në kryeqytetin Bagdad, ku humbën jetën 82 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button