Kosova me rritje të çmimeve të konsumit

Në Kosovë së fundmi është duke u vërejtur rritje e çmimeve të produkteve të konsumit. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit tregon rritje të çmimeve, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit tregon rritje të çmimeve për 2.4 për qind në muajin qershor, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.

Ndërkaq, inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit, sipas ASK-së ishte i pandryshuar në muajin qershor 2021, krahasuar me muajin maj 2021.

Ngritje më e madhe në çmime është vërejtur te vajrat dhe yndyrat ushqimore.

Ngritje e çmimeve është regjistruar edhe buka dhe drithërat, karburantet dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal, më pas te duhani dhe produkte tjera.

Sipas ASK-së, rënie e çmimeve vërehet te pajisjet telefonike dhe të ato të telefaksit.

Ndryshe, Agjencia e Statistikave të Kosovës analizon çmimet në 14 komuna të Kosovës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button