fbpx

Qeveria amerikane do takohet me Pfizer mbi dozën e tretë të vaksinës

Kompania Pfizer njoftoi se ka në plan të takohet të hënën me zyrtarë të lartë amerikanë të shëndetësisë për të diskutuar rreth kërkesës së saj për marrjen e një autorizimi federal për injektimin e një doze të tretë të vaksinës kundër COVID-19, shkruan Zëri i Amerikës, transmeton Portalb.mk.

Ky zhvillim vjen ndërsa këshilltari kryesor i Presidentit Joe Biden për çështje të shëndetësisë, pranoi se është “plotësisht e llogjikshme dhe mbase e mundshme”, që një doze e tillë të jetë e nevojshme.

Kompania tha se të hënën ishte planifikuar të zhvillohej një takim me Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA) e zyrtarë të tjerë. Disa ditë më parë Pfizer-i pohoi se dozat e tretë do të duhej të merrej brenda 12 muajsh.

Dr. Mikael Dolsten përfaqësues i kësaj kompanie i tha agjencisë së lajmeve “Associated Press” javën e kaluar se të dhënat e hershme nga një studim i kompanisë sugjerojnë se nivelet e antitrupave tek njerëzit shtohen nga pesë në 10-fish pas marrjes së një doze të tretë, krahasuar me dozën e dytë të marrë muaj më parë, provë që besohet se mbështet nevojën për një dozë përforcuese.

Të dielën, Dr. Anthony Fauci nuk e përjashtoi mundësinë, por tha se ishte shumë shpejt që qeveria të rekomandonte një dozë tjetër.

Ai tha se Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) bënë gjënë e duhur javën e kaluar duke mos u pajtuar me pohimin e Pfizer-it dhe duke thënë me deklaratën e tyre se “në këtë kohë” ato nuk e shohin si të nevojshme dozën e tretë.

Fauci tha se studimet klinike dhe të dhënat laboratorike ende nuk e kanë vërtetuar plotësisht nevojën për një doze përforcuese në regjimin me dy doza të vaksinës së Pfizer-it dhe Moderna-s apo asaj me një dozë të firmës Johnson & Johnson.

“Është mjaft e mundur që në muajt e ardhshëm “me shtimin e të dhënave”, qeveria të nxisë nevojën për një dozë përforcuese, bazuar në faktorë të tillë si mosha apo sëmundjet kronike e probleme të tjera shëndetësore. Sigurisht që është plotësisht e mundshme, ndoshta ka të ngjarë në një moment, të kemi nevojë për një dozë përforcuese”, tha Fauci.

Takimi i planifikuar i së hënës mes Pfizer-it dhe zyrtarëve amerikanë të shëndetësisë u njoftua fillimisht nga gazeta “The Washington Post”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button