Amazon e riktheu shërbimin pas ndërprerjes globale

Amazon.com Inc tha që dyqanet e saj në internet ishin kthyer në shërbimet normale pasi një ndërprerje globale pamundësoi blerjet në faqet e vendit të saj.

Sipas faqes së internetit të monitorimit të ndërprerjeve Downdetector, shërbimet u ndërprenë për gati dy orë dhe në kulmin e tyre, më shumë se 38,000 raporte përdoruesish treguan probleme me dyqanet online të Amazon, përcjell Telegrafi.

Ato thuhet se ndodhën të dielën në mbrëmje në Shtetet e Bashkuara dhe të hënën në mëngjes për pjesën më të madhe të botës.

“Disa klientë mund të kenë hasur përkohësisht në probleme gjatë blerjes. Ne e kemi zgjidhur çështjen dhe gjithçka tani po funksionon normalisht”, citohet të ketë thënë një zëdhënës i Amazon.

Sidoqoftë, zëdhënësi nuk pranoi të komentonte arsyen e ndërprerjes.

Kjo thuhet të jetë ndërprerja e dytë e gjerë që nga fundi i qershorit kur përdoruesit përjetuan një ndërprerje të shkurtër në platformat Amazon duke përfshirë Alexa dhe Prime Video para se shërbimet të riktheheshin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button