Grubi: Nuk ka vend për euroskepticizëm

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka realizuar sot takim me ambasadorin e Bashkimit Europian në vend, David Geer, tema e këtij takimi ishte kryesiht integrimi i RMV-së në BE njofton Portalb.mk.

Pjesë e diskutimit gjatë këtij takimi ishte mbështetja e pakursyer që Bashkimi Europian i RMV-së në proceset e zhvillimit dhe integrimit, përkushtimi i Qeverisë së vendit në avancimin e mëtutjeshëm të proceseve reformuese, të politikave të dialogut dhe qëllimeve strategjike të shtetit, shënimi i 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit si dhe regjistrimi i popullsisë.

Grubi i shprehu ambasadorit Geer vendosmërinë e vendit në rrugën e integrimit si dhe rëndësinë e ndërmjetësimit të BE-së në tejkalimin e kontestit me Bullgarinë dhe i ka shprehur mirënjohje për angazhimin e deritanishëm në drejtim të gjetjes së zgjidhjes që do të ishte në interes të të dyja palëve. Gjithashtu ai njoftoi ambasadorin Geer edhe për agjendën e gjelbër.

“Nuk ka aspak vend për euro-skepticizëm tek elitat politike e as edhe te qytetarët sepse të gjitha të arriturat tona janë të përbashkëta dhe ashtu do të vijojmë”, theksoi Grubi

Nga ana e tij ambasadori Geer konfirmoi pjesëmarrjen në 20 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit në emër të Bashkimit Europian.

Në fund të këtij takimi të dy u pajtuan se duhet të bëhen përpjekje maksimale për të arritur synimin e vetëm dhe të pa-luhatur të Maqedonisë së Veriut për integrim në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button