Studentët e FETI do të mësojnë praktikisht se si funksionon tregu i energjisë elektrike nëpërmjet MEMO

Fakulteti elektroteknik dhe i teknologjive të informacionit (FETI) dhe MEMO – Operatori kombëtar i tregut të energjisë elektrike, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi, me të cilin studentëve nga ky fakultet do t’u mundësohet të fitojnë arsimim praktik dhe të punojnë në zhvillim të përbashkët dhe projekte kërkimore në lidhje me tregun e energjisë elektrike, transmeton Portalb.mk

Sipas Dekanit të FETI, Dimitar Tashkovski, bashkëpunimi paraqet mundësi që studentët të fitojnë përvojë praktike lidhur me funksionimin e tregut të energjisë elektrike.

“Si fakultet, vazhdojmë të nënshkruajmë memorandume të reja që do të mundësojnë aspekte të reja në studimet e studentëve dhe mundësi për stafin mësimdhënës. Kjo është mundësi që studentët tanë të mësojnë se si funksionon tregu i energjisë elektrike, si përcaktohen çmimet dhe parametrat e tjerë ekonomikë. Është vetëm hapi i parë në bashkëpunimin tonë, i cili do të thellohet gjithnjë e më shumë”, tha Tashkovski.

Menaxheri i MEMO, Simon Shutinoski, tha se Operatori kombëtar i tregut të energjisë elektrike do të ndihmojë në krijimin dhe promovimin e stafit të ardhshëm në fushën e elektro-energjetikës.

“Po hapet mundësi për të gjithë studentët e interesuar në FETI të fitojnë njohuri praktike dhe nga dora e parë, të njihen me funksionimin e tregut të energjisë elektrike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kurse në të ardhmen e afërt, edhe me bursën e energjisë elektrike, të cilat janë nën kompetenca operative të MEMO”, theksoi Shutinovski, i cili shtoi se, duke thelluar bashkëpunimin e ndërsjellë përmes projekteve të përbashkëta në fushën e elektroteknikës dhe teknologjive të informacionit, mbi të gjitha, projektet zhvillimore-hulumtuese dhe projekte të tjera aplikative, me interes të përbashkët, do të kontribuohet për zhvillim dhe përparim të të dy palëve.

Sipas Memorandumit të nënshkruar, ne do të bashkëpunojmë në projekte zhvillimore-hulumtuese, bashkëpunim me ekspertë dhe ekipe profesionale, përgatitje të punimeve për gradën master, punë në projekte aplikative, aktivitete këshilluese, praktika studentësh dhe ligjërata, seminare të ndryshme dhe ngjarje të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button