RMV, nuk lejohet legalizimi i ndërtesave në zona të mbrojtura tha Boçvarski

Ligji për legalizimin e ndërtesave të paligjshme është gati dhe në ditët në vijim ai duhet të paraqitet në një seancë qeveritare për miratim, pas së cilës do të dërgohet në Parlament. Ligji, u kalua në maj bashkërisht nga opozita dhe qeveria, por nuk u nënshkrua nga presidenti Stevo Pendarovski. Pas një numri të madh reagimesh publike, u kthye për finalizim dhe ndryshime te anëtarët e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski tha sot se vërejtjet e marra nga publiku janë marrë në konsideratë me zgjidhjen e re ligjore dhe tani procedura për miratimin e saj po fillon përsëri.

“Pas kalimit në Qeveri, ai do të kalojë nëpër një procedurë të rregullt në Parlament, kështu që ne presim që të gjitha palët e interesuara të marrin pjesë në mënyrë aktive dhe të shohin ligjin. Ne kemi bërë përmirësime cilësore pas konsultimeve me Shoqatën e Arkitektëve,  Dhomën e Arkitektëve të Çertifikuar dhe me disa nga partitë politike,” tha Boçvarski.

Zgjidhja e re ligjore nuk do të lejojë legalizimin e ndërtesave të paligjshme në zonat e mbrojtura, siç parashikohet nga zgjidhja e mëparshme. Do të prezantohet një çmim i shkallëzuar i shërbimeve, dmth sa më e madhe të jetë ndërtesa, aq më e lartë është shkalla me të cilën do të llogaritet sasia e shërbimeve.

“Legalizimi i ndërtesave të banimit nuk do të lejohet ende. Ne kemi bërë shumë konsultime, e kemi lënë mundësinë që rrethi i ekspertëve të deklarohet edhe në periudhën tjetër. Ne jemi të hapur për çdo çështje në mënyrë që të përmirësojmë zgjidhjen ligjore,” tha Boçvarski.

Ndryshe, Ligji për legalizimin e ndërtesave të paligjshme ka qenë një temë shumë e diskutueshme dhe me mjaftë reagime në publik, për të cilat Portalb.mk ka raportuar  vazhdimisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button