Nuk është e vërtetë se Bill Gates planifikon shpopullimin e botës përmes vaksinimit të detyruar

Teoria konspirative se Bill Gates ka për qëllim zhdukjen e popullsisë në mbarë botën përmes vaksinimit anti-Covid19 po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale. Filantropi Bill Gates ka qenë një ndër personalitetet më të goditur nga dezinformatat që përhapen në qarqet konspirative. Dezinformatat që lidhen me figurën e Bill Gates fillimisht përhapen në gjuhën angleze dhe më pas përkthehen dhe përshtaten në shumë gjuhë tjera, përfshirë këtu edhe gjuhët e rajonit tonë.

Burimi: Snoopes

Konspiracioni i ri që pretendon se vaksinimi do të zhduk popullsinë e globit

Në qershor vitit 2011, një gazetë irlandeze e njohur për botimin e përmbajtjeve konspirative, e quajtur “The Sovereign Independent”, botoi një artikull kontrovers rreth Bill Gates. Karakteri manipulues i artikullit fillonte nga titulli “Shpopullimi përmes vaksinimit të detyruar: Zgjidhja zero e karbonit!”

Fotografi e gazetës së publikuar në vitin 2011
Fotografi e gazetës së publikuar në vitin 2011

Në vitin 2020, përderisa i gjithë globi luftonte me pandeminë COVID19, në rrjetet sociale u ri-shfaq një fotografi këtij artikulli e shoqëruar nga një sërë pretendimesh të rreme. Një pjesë e përdoruesve të rrjeteve sociale madje pretenduan se artikulli i publikuar në këtë gazetë vite më parë ishte provë se pandemia ishte “planifikuar”.  Ndërkohë, të tjerë pretenduan se ky artikull ishte një fakt se pandemia ishte disi e lidhur me sulmet terroriste të 11 shtatorit dhe se kjo gazetë qëllimisht ka qenë e fshirë nga interneti disa kohë.

Titulli dhe artikulli i publikuar në gazetën irlandeze në vitin 2011, dhe e ri-shpërndarë kohëve të fundit, është gënjeshtër. Artikull nuk është provë e një pandemie të planifikuar dhe COVID-19 nuk ka lidhje me sulmet terroriste të 11 shtatorit dhe kjo gazetë nuk është “pastruar” nga interneti.

“The Sovereign Independent” ishte një gazetë irlandeze që filloi të botohet rreth vitit 2009, ndërsa ueb-faqja e gazetës është akoma aktive në internet. Faqja është e mbushur plot me lidhje dhe imazhe të prishura, për herë të faqja është përditësuar në 2014. Mund të shihet një kopje e arkivuar e titullit të shfaqur më lart këtu. Me fjalë të tjera, artikulli nuk është fshirë nga interneti.

Duhet theksuar fakti se kjo “gazetë” nuk ka një histori të besueshme të raportimit. Përkundrazi, ky tabloid ka qarkulluar shumë teori konspirative, duke promovuar përmbajtje nga organizata të tilla si “AE911Truth” (një grup që beson se 11 shtatori ishte rezultat i një shkatërrimi të kontrolluar dhe jo një sulm terrorist). Tablodi ka raportuar dhe artikuj nga një  nga PrisonPlanet.com, një degë e Infowars, duke pretenduar se vdekja e Osama Bin Laden ishte një mashtrim.

Përmbajtje nga tabloidi irlandez

Artikulli me titullin “Shpopullimi përmes vaksinimit të detyruar” trajton një teori komploti mirë të përpunuar e cila bazohet në një keqkuptim relativisht të thjeshtë. Lidhshmëria që bënë autori me fjalën “shpopullim” dhe Bill Gates bazohet në disa deklarata të cilat Gates i ka bërë publikisht disa herë rreth çështjes së shtimit të popullsisë në botë.

Gates e shikon rritjen e popullsisë njerëzore si një problem, dhe ai me të vërtetë është përqendruar në përpjekjet për të ngadalësuar rritjen e popullsisë. Por këto përpjekje asnjëherë nuk kanë pasur për qëllim vrasjen apo zhdukjen e njerëzve. Në fakt, Bill Gates zbuloi se rritja e popullsisë mund të ngadalësohet duke i mbajtur njerëzit gjallë. Mes shumë përpjekjeve është një iniciativë e cila përqendrohet në sigurimin e qasjes së lehtë në kontrollin e lindjeve (më pak foshnje do të thotë më pak njerëz). Një imitim tjetër u përqendrua në sigurimin e qasjes në kujdesin mjekësor dhe vaksinat. Siç shpjegohet, në Raportin Vjetor të Fondacionit Bill dhe Melinda Gates 2009, është se  mundet të ngadalësohet rritja e popullsisë duke ulur shkallën e vdekshmërisë, veçanërisht tek fëmijët.

Vaksinat janë shpresa e vetme për ti dhënë fund pandemisë COVID19

Sipas Organizatës Botërore Shëndetësore (OBSH) qasja e barabartë në vaksinat e sigurta dhe efektive është thelbësor për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19, kështu që është jashtëzakonisht inkurajuese të shohësh kaq shumë vaksina që provohen dhe po hyjnë në zhvillim. OBSH po punon pa u lodhur me partnerët për të zhvilluar, prodhuar dhe vendosur vaksina të sigurta dhe efektive. Vaksinat e sigurta dhe efektive janë një mjet për të ndryshuar lojën: por për të ardhmen e parashikueshme ne duhet të vazhdojmë të mbajmë maska, të pastrojmë duart, të sigurojmë ventilim të mirë brenda, të distancohemi fizikisht dhe të shmangim turmat.

Vaksinat COVID-19 janë testuar në shumë prova dhe të kontrolluara vazhdimisht. Testimet e vaksinës përfshijnë njerëz me një gamë të gjerë moshe, të dy gjinitë, etni të ndryshme dhe persona me probleme shëndetësore. Vaksinat kanë treguar një nivel të lartë të efikasitetit në të gjitha popullatat. Vaksinat rezultuan të jenë të sigurta dhe efektive tek njerëzit me gjendje të ndryshme mjekësore, përfshirë këtu sëmundjet si: presioni i lartë i gjakut; diabeti; astma; sëmundje të mushkërive, mëlçisë ose veshkave; dhe infeksione kronike të qëndrueshme dhe të kontrolluara.

Disklejmer Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button